Gazeta Shqiptare

Meta paralajmër­oi rrezikun, Korça goditet nga tërmeti 4.7 ballë

-

Parashikim

i saktë apo rastësi, por duket se paralajmër­imi i Presidenti­t të Republikës Ilir Meta për rrezikun që i kanoset vendit për shkak të tërmeteve doli. Dje juglindja e vendit ka ndjerë tronditje të forta si pasojë e lëvizjeve të fuqishme sizmike që kanë ndodhur në zonën e Korçës. Sipas qendrës sizmike europiane, tërmeti ka rënë në orën 16: 21 dhe ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Por kjo nuk ka qenë e vetmja goditje e tërmetit të djeshëm, pasi lëkundja e parë është shoqëruar me një pasgoditje të tjera çka ka ngjallur jo pak panik te banorët, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë nëpër rrugë. Kështu pas valës së parë të tërmetit u raportuar edhe për një goditje tjetër rreth 7 minuta më vonë, çka bëri edhe më shqetësues­e situatën te banorët e zonave të prekura. Ndërkohë që siç raportoi gazetarja e ' News24', Lorena Kodra nuk ka patur të lënduar në njerëz, ndërsa ka patur disa banesa dhe objekte të tjera të dëmtuara, kryesisht në ato që u prekën edhe në tërmetin e rënë në qershor. Por deklarimet e banorëve janë hedhur poshtë nga prefekti i qarkut të Korçës, i cili tha se nga tërmeti i pasdites së djeshme nuk është shënuar asnjë dëm. Ndërkohë që dje në mbrëmje ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes në varësi të së cilës janë emergjenca­t civile, e cila bëri të ditur se duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkenc­ave Ujit dhe Mjedisit, tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla Rihter dhe me epiqendër 3.4 km në jugperëndi­m të Dardhës në Korçës. Sipas Ministrisë nuk ka dëme materiale. "Nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjenca­ve Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale", njofton Ministria e Mbrojtjes.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania