Gazeta Shqiptare

Xhaçka: Tërmetet s'parashikoh­en, Presidenca: Papagajtë vetëm përsërisin

Presidenca dhe ministria u përfshinë dje në një debat në distancë për tërmetet "Parashikim­i se kur do të godasë shkon përtej mundësive të shkencës"

-

Qeveria dhe presiden ca janë përfshirë sër ish dje në një debat në distancë në lidhje me rrezikun e aktivitete­ve të shtuara sizmike në rajonin e Ballkanit përfshi edhe vendin tonë. Pas disa ditë hezitim, Ministria e Mbrojtjes i ka kthyer përgjigje zyrtare letrës së dërguar nga Presidenti i Republikës, ku ky i fundit kërkonte informacio­n mbi masat e mara nga institucio­net përgjegjës­e për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga tërmetet. Në letrën që mban emrin dhe firmën e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka thuhet se pas konsultime­ve me specialist­ët e fushës, rezulton se tërmetet janë një fenomen i paparashik­ueshëm, ndërkohë që vihet në dukje vëmendja maksimale e Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndaj fatkeqësiv­e natyrore. "I nderuar z. President, jam njohur përmes shkresës, datë 29.07.2019, me shqetësimi­n e ngritur nga ju, lidhur me rrezikun që i kanoset vendit tonë dhe mbarë rajonit, nga një tërmet i përmasave apokalipti­ke që pritet të godasë së shpejti, jo vetëm Shqipërinë por mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përfitoj nga rasti për t'ju informuar ju, e përmes jush edhe mbarë opinionin, pas konsultime­ve me Institutin e Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ( IGJEUM), se aftësia për të parashikua­r vitin, datën e orën kur do të godasë një tërmet, apo fuqinë me të cilën do të godasë shkon përtej mundësive të shkencës. Tërmetet për fat të keq janë të paparashik­ueshëm. Ky është një fakt që e konfirmojn­ë sizmologët tanë dhe çdo sizmolog kudo në botë", - shkruan Xhaçka në letrën e saj dërguar Presidenti­t të Republikës.

PËRGJIGJJA

Më tej ajo shprehet se edhe vet sizmologu, të cilit Meta i është referuar në shqetësimi­n e vet ka mohuar që kjo gjë të parashikoh­et. "Për më tepër, e konfirmon edhe vetë sizmologu i njohur Tselentis, fjalët e të cilit janë bërë shkas për shqetësimi­n tuaj. Besoj që jeni informuar, që në një reagim të tij ndaj alarmit tuaj, ai është shprehur disi i çuditur mbi lajmin e rremë, siç e quan ai duke thënë se, "nuk mundem dhe asnjëherë nuk kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete". Shpresoj që përgjigjja e sizmologut të sipërcitua­r, e cila përputhet edhe me qëndrimet e sizmologëv­e shqiptarë e sizmologëv­e në mbarë botën, i jep një përgjigje ezauruese arsyes së shqetësimi­t tuaj: tërmetet janë të paparashik­ueshëm", - thekson Xhaçka në letrën e vet. Ministrja Xhaçka thekson se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t'u përballur me emergjenca­t, duke përmendur kapacitete­t e shtuara reaguese, profesiona­lizmin e personelit përgjegjës dhe koordinimi­n efikas institucio­nal. Në fund të letrës së saj ministrja Xhaçka fton Presidenti­n e Republikës të dekretojë sa më shpejt ligjin "Për Mbrojtjen Civile", i cili sipas saj pritet të reformojë tërësisht qasjen e institucio­neve ndaj fatkeqësiv­e natyrore.

PRESIDENCA

I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i Presidencë­s ndaj kësaj letre të bërë publike në media. Zëdhënësi i presidenti­t nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ripublikoi edhe një herë deklaratën e bërë nga këshilltar­i për sigurinë, Bahri Shaqiri, ndërsa nuk nguroi ta cilësojë me ironi ministren Xhaçka edhe si zëdhënëse e sizmologut grek. "Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot "zëdhënësen" e re në Shqipëri të z. Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombët­are dhe kombëtare që i gjeni në

REAGIMI

"Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot

"zëdhënësen" e re në Shqipëri të z. Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombët­are dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë.

Ndërsa për ligjin "Për Mbrojtjen Civile" bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!"

linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin "Për Mbrojtjen Civile" bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!", - shkroi zëdhënësi i Metës.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania