Gazeta Shqiptare

Fiskalizim­i, Denaj: Ja si do të funksionoj­ë sistemi ri

Tatimet: Të ardhurat do të rriten me 10% deri në 15% pas instalimit të faturave elektronik­e "Raportim në kohë reale për çdo faturë dhe çdo mall"

-

time do të jetë plotësisht funksional në vitin 2021. Sipas relacionit që shoqëron projektlig­jin "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t", ligji i ri parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronik­e dhe regjistrim­in e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re dhe deri më tani e parregullu­ar. Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronik­e, ku për subjektet që janë biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuar­a. Bizneset duhet të regjistroj­në të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Administra­tës Tatimore do të gjenerojë shifrën e opera

ç)

torit, i cili do të shoqërohet me numrin e tij personal të identifiki­mit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifiki­mit tatimor, nëse është person fizik që ushtron veprimtari kontabël.

TË ARDHURAT

Drejtoresh­a e Përgjiths

hme e Tatimeve bërë të ditur se pritet që sistemi të sjellë mbledhjen më të mirë të taksave në shkallë vendi. Vendet që e kanë implementu­ar këtë sistem para nesh kanë rezultuar në një mbledhje më të mirë të taksave nga 10% deri në 15%, referuar Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe përmirësim të mbledhjes së Tatimit për të Ardhurat Personale. "Në presim ulje të informalit­etit duke përmirësua­r dy aspekte kryesore - raportimi i më shumë transaksio­neve me para në dorë dhe ulja e transaksio­neve të fshehura pa para në dorë. Me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal, do të reduktohet informalit­eti në ekonominë shqiptare. Fiskalizim­i do të na ndihmojë të ndjekim produktin nga importi ose nga prodhimi, gjatë gjithë zinxhirit të vlerës së shtuar deri te konsumator­i final. Kjo do të ulë evazionin në drejtim të mosdeklari­mit të shitjeve. Fiskalizim­i do të sjellë rritje të efiçencës në raportimin tatimor - me më shumë informacio­n të mbledhur nga një tatimpague­s. Administra­ta Tatimore do të jetë në gjendje t'i ofrojë një shërbim më të mirë tatimpague­sit, si plotësimi paraprak i faturave të TVSH- së me të dhëna tashmë të gatshme të tatimpague­sit. Kjo do të përshpejto­jë raportimin tatimor dhe reduktojë gabimet në këtë proces", - tha drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimaj gjatë takimit të djeshëm
Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimaj gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania