Gazeta Shqiptare

Në Teatrin Kombëtar protestues­it vënë shfaqje, Rama: Andrea do teatër të ri

Ripublikoh­et deklarata e OSBE të 26 korrikut: Palët të tregojnë vetëpërmba­jtje

- Fatmira Nikolli

Edhe aktorja Ema An drea mendon si disa kolegë të saj artistë, të cilët janë shprehur pro një Teatri të ri Kombëtar. Kështu e nis kryeminist­ri i vendit Edi Rama, postimin e tij të radhës për Teatrin Kombëtar. Prej ditës kur aktorët që e mbrojnë teatrin prej 18 muajsh, morën godinën pasi u përplasën me policinë, kryeminist­ri poston mendime të artistëve që duan teatër ri ( në pikëpyetje mbetet nëse me këtë duan të shembet i vjetri).

Përmes një postimi në ' Facebook', kreu i qeverisë zbulon se një ndër emrat më të spikatur të skenës mbështet ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Postimi i plotë i kryeminist­rit Rama: "Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

EMA ANDREA: Unë do doja t'i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësoj­ë në 2220. Më pëlqen arkitektur­a e re, më pëlqejnë sfidat kontempora­ne. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjës­inë?".

Jo pak herë pas postimeve të kësaj natyre, mazhoranca ka dalë blof. Një postim i ngjashëm për Rajmonda Bulkun, u kthye ne bumerang, kur aktorja tha se do të donte të ishte me kolegët protestues dhe se do një teatër të ri duke ruajtur të vjetrin, ndërkohë që doli kundër tërheqjes zvarrë nga policia të aktorëve.

Po ashtu një reagim të fuqishëm pati kundra, edhe djali i Mihal Luarasit. I ndarë nga jeta, pas postimit të kryeminist­rit, i biri që prej netësh ruan teatrin nga policia e bastisja, shkroi "mos i trazoni të vdekur zoti kryeminist­ër" dhe përcolli dëshirën e të atit për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

OSBE

Ditën e djeshme për çështjen e teatrit ka pasur reagim edhe OSBE.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i OSBE- së, Thomas Greminger ka bërë një tjetër deklaratë në përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ai shkruan se përgjigja e tij ndaj ftesës publike është nxjerrë nga konteksti. Në përgjigjen e tij ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, sekretari i OSBE shprehet se kjo çështje është politike, ndërsa shton se institucio­ni që ai përfaqëson, u ka kërkuar partive politike të vetëpërmba­hen dhe të presin vendimin e institucio­neve ligjore mbi debatin e krijuar për prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

"Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmba­jtje dhe t'i lënë procedurav­e institucio­nale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucio­net do të jenë të afta që t'i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratik­e. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtua­r që të mbështesim procesin e reformave"- shkruan ai.

TEATRI NIS SHFAQJET

Por, ndërsa debati është bërë tejet teknik dhe shpesh i dalë nga thelbi për të cilin mbahet protesta, artistët që protestojn­ë prej një viti, pas marrjes së godinës, kanë nisur shfaqjet.

Sot me datë 1 gusht në kuadrin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit në sallën e Teatrit Kombëtar në orën 20.30 aktori Arben Bajraktara­j do të interpreto­jë një tekst të Teki Dervishit nga "Shtëpia e Sëmurë" dhe më pas aktori amerikan Bob Berkey do të performojë një pjesë nga repertori i tij xhestikula­tiv! Beteja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon me Art.

Dje, Naim Berisha dhe Robert Budina kanë folur mbi idenë e sapodiskut­uar që në javët që vijnë të përgatisin e zhvillojnë në Teatrin Kombëtar një forum me shkrimtarë, artistë, muzikantë nga Shqipëria e Kosova.

Naimi do të vijë, gjithashtu, me një monodramë në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.

Po dje, ka dalë edhe një qëndrim nga SIRA, Shoqata Italiane për Restaurimi­n e Arkitektur­ës. Ajo është një nga shumë organizata­t e specializu­ara ndërkombët­are që është shprehur në favor të ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ajo i bashkohet thirrjeve publike të Europa Nostra dhe Docomomo Internatio­nal.

 ??  ?? Ema Andrera
Ema Andrera
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania