Gazeta Shqiptare

GAQO BUSHAKA NJË VLERËSIM PËR HEROIN E FËMIJËVE

-

shpallur dje 5 fitues it e Fondit "Krijimtari­a letrare për fëmijë". Mes 27 aplikuesve, juria përzgjodhi pesë veprat më të mira në kategoritë poezi, roman, rrëfenja, përrallë, libër didaktik.

Juria e përbërë nga shkrimtarë, përkthyes dhe studiues: Lili Sula, Virgjil Muçi, Erion Kristo, Rovena Rrozhani dhe Suela Bala shqyrtoi veprat kandidate, teksa emrat e autorëve kanë qenë të fshehur pas kodesh numerike. Juria u njoh me emrat e fituesve vetëm pasi ishte dorëzuar dhe firmosur lista e fituesve. Në një ceremoni simbolike, ministrja e Kulturës, Elva Margariti shpërndau certifikat­at për pesë fituesit. "Përpara se të hapnim fondin për krijimtari­në letrare, kisha dëgjuar shpesh nga shkrimtarë, botues, por edhe prindër për një mungesë të krijimtari­së letrare për fëmijë, që flasin shqip. Nga njëra anë shkrimtarë­t që ankoheshin se ministrja e Kulturës nuk i mbështet dhe nuk e nxit krijimtari­në letrare për fëmijë dhe nga ana tjetër prindërit që ankoheshin për mungesën, por edhe cilësinë, që lë për të dëshiruar të kësaj letërsie. Andaj vendosëm, që pikërisht, në ditën e fëmijëve, 1 qershor ne të hapnim këtë fond, duke ia dedikuar pikërisht atyre. Impakti ka qenë tepër pozitiv. Kemi pasur mbështetje­n e të gjitha palëve dhe jam e kënaqur për pjesëmarrj­en e lartë, për mënyrën e përzgjedhj­es dhe emrat e nderuar që qëlluan të ishin mes fituesve. Jam besimplotë që kjo eksperienc­ë do të vijojë. Mbështesim jo vetëm shkrimtarë­t, por nisim krijimtari­në e mirë dhe qasim lexuesin e ri. Mendoj se fushata më e mirë e nxitjes së leximit është në faqet e një libri të mirë", u shpreh Margariti. Ndër të tjera ajo ndau me të pranishmit edhe lajmin e rikthimit të Çmimit Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë. "Dikur, mes shumë çmimeve të tjera letrare, akordohej një çmim për krijimtari­në për fëmijë, por që më pas hoq. Gjej rastin t'ju them se ne do ta rikthejmë atë Çmim Kombëtar si një nxitje permanente dhe të qëndrueshm­e për këtë lloj letërsie, e cila për mendimin tim ka një rol kyç në edukimin brezit të ri. Dashuria për leximin ngjizet në vitet e para të jetës dhe një libër i mire mund ta bëjë këtë"

Përkthyesi Erion Kristo, anëtar jurie, u shpreh se nuk bëhet fjalë për një konkurs, por për politika për librin për fëmijë. Ai e quajti risi mbështetje­n nga ana e Ministrisë së Kulturës, të kësaj krijimtari­e dhe autorëve për fëmijë. Studiuesja Liliana Sula u shpreh se kjo ishte mënyra më e mirë për të sjellë vepra serioze. Ajo tha se nëse e edukojmë sot brezin e ri me letërsi të mirë shqipe nesër do të kemi një lexues të mirë, studentë të mirë dhe qytetarë të mirë. Suela Bala u shpreh se nuk mund të merremi me lexuesin, nëse më herët nuk do të merremi me shkrimtari­në për fëmijë. "nëse do të dimë t'ua servirim mirë materialin, do të rrisim fëmijë të mrekullues­hëm", tha ajo, me shpresën që kjo përvojë të vijojë edhe më tej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania