Gazeta Shqiptare

ROZA ANAGNOSTI mbështet artistët që ruajnë teatrin, Çuli: Kallëzim penal

Justina Aliaj: Teatri i shenjtë, luftojmë për këtë tempull

- Fatmira Nikolli

Ka vijuar mbrëmë nata e 13 e ruajtjes 24 orë të Teatrit Kombëtar sikundër dhe takimi i përnatshëm me artistë e qytetarë që i kanë dalë në mbrojtje nga projekti i qeverisë për ta shembur.

E pranishme edhe pas një viti ishte aktorja Roza Anagnosti. Vjet ajo shprehej se partia e saj është teatri dhe se godina duhet mbrojtur.

Regjisori Robert Budina njoftoi se do ketë shfaqje gjatë gushtit. "Do kemi shfaqje studentësh dhe nxënësish të shkollës së mesme. Të gjithë po ofrohen vullnetari­sht dhe skena është e të gjithëve. E kanë bërë me plan diabolik që të ndërhyjnë kur njerëzit janë me pushime.

Ai ka pushtetin ne kemi moralin dhe forcën për ta kundërshtu­ar. Nëse demokracia do përplasje do bëjmë përplasje. Do ta fitojmë me qytetari këtë luftë. Janë të gjithë të mirëpritur. Duhet të fitojmë këtë luftë", tha Bert Budina.

Më tej regjisorja Taulanta Jupi tha se artistët janë të varfër e janë të shantazhue­shëm. "Kushdo është i ftuar të vijë këtu, dhe ata që mendojnë ndryshe. Kryeminist­ri e kreu i bashkisë kanë shantazhua­r këdo", tha ajo.

EDMOND BUDINA

Është kënaqësi që t'ju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plot, të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshëndes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Abrashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepës­en e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës. Gjithë kjo me blu është pronë publike dhe shikoni se si do jetë nesër. E gjithë e kuqja do jetë pronë private dhe teatri do jetë vetëm kjo. E kuptoni se ç'vjedhje është. Ky është krimi i Shqipërisë. Si për natë, si për herë të gjithë së bashku t'i themi stop kësaj ngjarje korruptive, ta shpëtojmë Teatrin tonë Kombëtar. Gjithmonë këtu, Teatri nuk do të shembet", deklaroi Budina.

KASTRIOT ÇIPI

Ne premtojmë se nuk do ta braktisim luftën. As kur qeveria të tërhiqet, do vazhdojmë luftën për një perspektiv­ë më optimiste për këtë vend. Siç thonë sondazhet e INSTAT 80% duan të ikin se po aq nuk përballojn­ë as 1 javë pushime. Ky teatër nuk do shembet. Unë nuk jam orakull, por unë do jem këtu sa qeveria do jetë atje. Ka pasur gjithnjë një shteg të shkurtër për ata që ndajmë tenderin. Kryeminist­ri ka jetuar në Pezë dhe tani në Surrel e di që ne nuk thithim të njëjtin ajër. Nëse nuk e ndryshojmë sistemin, atëherë duhet të ikim të gjithë nga Shqipëria, duke shkelur amanetin e atyre që dhanë jetën. Im bir do që të ikë nga Shqipëria dhe unë nuk kam argumente. Dhe më vjen turp, sepse nuk kam luftuar për ta ndryshuar këtë vend.

JUSTINA ALIAJ

Ndërsa flet përpara qytetarëve që protestojn­ë kundër shembjes, Justina Aliaj shprehet: Jeni të nderuar, ne paskemi ditë për kë të performojm­ë. Teatri Kombëtar është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe ne luftojmë për një gjë të shenjtë për këtë tempull. Mbaj mend shfaqjen e fundit ' Tartufi', ka qenë një lumturi, një emocion i papërsërit­shëm. Më dukej sikur muret, flitnin dhe më thoSHin po të mbajmë mbi shpatulla, dil e thuaj fjalën tënde dhe kështu pafundësis­ht do të jetojë ky teatër. Unë e dua shumë të renë dhe do të doja të kishte pafundësis­ht. Në imagjinatë kam thënë 3 teatro të reja, spitale të reja, godinë për azilin dhe në fund t'i bëjmë pas këtij teatri, për ta qëndisur, jo për ta rrëzuar. Është kënaqësi dhe detyrim për të thënë fjalën time, nëse është e nevojshme të ulem në gjumë, unë ulem në gjunjë për Teatrin

NERITAN LIÇAJ.

Nuk shkundemi nga asnjë lloj presioni, as politizim e as depolitizi­m. Edhe nëse hedhin baltë mbi ne, nuk ka problem, sepse balta është më e ëmbël se mjalta thoshin rilindësit e vërtetë. Nëse Aleanca është bashkë me qytetarët jemi të pathyeshëm. Ky shesh ka treguar qytetari dhe ka treguar se kur beson je i pathyeshëm. Ne kemi treguar se nëse fitojmë këtë kemi fituar gjithçka. Kemi treguar se kemi dinjitet. Teatrot janë kuqezi e përtej gjithçkaje. Kushdo nga ne ka të drejtë militant e me teserë, funksionar i shtetit. Por përtej të gjitha ngjyrave janë ngjyrat kombëtare. Ka ardhur koha të tregojmë se jemi patriotë. Ka ardhur koha të flasë qytetaria, e drejta dhe e mira. Janë të ftuar qytetarët e ndershëm në shesh. Do i bëjmë ballë dhe këtij tallazi. Ndjejmë se do i bëjmë ballë dhe kësaj. Shtëpinë tonë e bëjmë vetë, ndaj ejani ta bëjmë dhe shtëpinë tonë të madhe.

ÇULI BËN KALLËZIM

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka njoftuar se ka bërë kallëzim në polici për zaptimin e territorit të Teatrit. Ai tha se ky institucio­n nuk po drejtohet më teknikisht nga ai apo Ministria e Kulturës, por nga një grupim njerëzish. Drejtori i Teatrit, Hervin Çuli shprehet se ndërtimi i një teatri të ri është një nevojë urgjente, pasi aty nuk ka hapësira të mjaftueshm­e dhe mbi të gjitha aspak dinjitoze për artistët. Madje ai ka vënë theksin se kostumogra­fia apo materialet e tjera të nevojshme për ndërtimin e një atmosfere të një shfaqjeje, janë drejt shkatërrim­it. "Aty ekziston rreziku për shumë gjëra, vlera e materiale ka të bërë me gardërobën rekuizitë, shpatat, tavolinat, karriget, atmosfera e një skene artistike sepse janë element që janë përdorur 40- 50 vite më parë dhe dihet kujt i përkasin. Kostumogra­fia ndër vite, janë pjesë e inventarit dhe të arkivës së artë, një nga arsyet e tjera se pse gjendja në teatër duhet të ndryshoj po na kalben kostumet dhe historia brenda atyre mureve. S'ka hapësira të mjaftueshm­e. Të shkosh në tualetin e teatrit duhet të rrish skiç, duhet ndërhyrje urgjente", tha Çuli.

GOGU E MAZNIKU

Bashkia viziton magazinat pas teatrit dhe tregon gjendjen e tyre. Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit, panë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet hapësira pas Teatrit Kombëtar, në qendër të kryeqyteti­t. Ata nxorën fotografi të plehrave që ka aty dhe thanë që kjo është zona që do zhvillohet. Sipas tyre Teatri nuk është në gjendjen e duhur ndaj duhet teatri i ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania