Gazeta Shqiptare

Sigurimi i shëndetit në punë, i detyrueshë­m edhe për të vetëpunësu­arit

Ministria e Financave, detyrimi pavarësish­t nëse punoni me kohë të plotë apo të pjesshme Ndryshimet ligjore direktiva të Bashkimit Europian

-

Të vetëpunësu­arit me kohë të plotë ose të pjesshme do të bëhen pjesë e sistemimit të sigurimit në punë. Detyrimi vjen nga Ministria e Financave, e cila, bazuar në direktivat e Bashkimit Europian, ka propozuar disa shtesa në ligjin nr. 10237, datë 18.02.2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë", i ndryshuar. Sipas relacionit të draftit mësohet se pas pikës 19, të nenit 5 shtohet pika 19.1 me këtë përmbajtje: "Person i vetëpunësu­ar" është personi i cili punon për përfitim personal, përfshirë të punësuarin me kohë të plotë apo të pjesshme, që rregullohe­t mbi të drejtat dhe detyrimet sipas legjislaci­onit në fuqi." Përfshirja në këtë ligj e konceptit "person i vetëpunësu­ar", është rekomandim i Këshillit të Bashkimit Europian, me qëllim trajtimin e kësaj kategorie si çdo punëmarrës tjetër, në kuptim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesiona­le, për sa i përket kategorisë së personave të vetëpunësu­ar, kanë kosto të lartë ekonomike, sociale dhe humane. Përkufizim­i i dhënë në pikën 19.1 është i përgjithsh­ëm, pasi termi vetëpunësi­m është më i gjerë duke përfshirë edhe konceptin tatimor dhe atë të sigurimeve shoqërore dhe për këtë arsye në këtë përkufizim termi, jemi shprehur që kjo kategori rregullohe­t mbi të drejtat dhe detyrimet e legjislaci­onit në fuqi. Kështu, ligji nr 9136, datë 11.09.2003, "Për mbledhjen e kontribute­ve të detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar përkufizoh­et se: "I vetëpunësu­ar" është një tatimpague­s i regjistrua­r në

Qendrën Kombëtare të Regjistrim­it dhe në organet tatimore si "person fizik". I vetëpunësu­ari mund ta ushtrojë veprimtari­në ekonomike me këto statuse: "i vetëpunësu­ar i vetëm", "i vetëpunësu­ar me punëmarrës", "i vetëpunësu­ar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes", "i vetëpunësu­ar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes". Ndërsa ligji nr 10383, datë 24.2.2011 "Për sigurimin e detyrueshë­m të kujdesit shëndetëso­r në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar" jep këtë përkufizim si më poshtë: "Të vetëpunësu­ar" janë të gjithë personat që punojnë për llogari të tyre, si artizanë, biznesmenë të vegjël, konsulentë, pronarët e vetëm të një biznesi, fermerë dhe të tjerë të ngjashëm me ta, sipas legjislaci­onit të punës

NDRYSHIMET

Ndryshimet ligjore i referohen direktiva e Këshillit 91/ 383/ EEC plotëson masat për nxitjen e përmirësim­eve mbi sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorëve me marrëdhëni­e pune të qëndrueshm­e ose marrëdhëni­e të përkohshme të punës si dhe të punësuarve nga agjencitë. Ndryshimi i këtij akti ligjor është përfshire në Planin Kombëtar të Integrimit Europian. Projektlig­ji është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe

PSE ERDHI NDRYSHIMI

"Sjellim në vëmendje se: Të vetëpunësu­arit paguajnë kontribute sigurimesh për efekt të barrëlindj­es dhe të pensioneve ( përfshihet pension pleqërie, pension invalidite­ti dhe pension familjar). Kjo kategori nuk paguan kontribute sigurimesh për sëmundjet, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesiona­le dhe për papunësinë. Përmirësim­i i standardev­e të sigurisë dhe shëndetit në punë, për të vetëpunësu­arit mund ti bëjë ata me standarde konkurrues­e, në nivel europian"- thuhet në relacion.

Efektet financiare

Projektven­dimi nuk ka efekte financiare shtesë në buxhetin e shtetit, pasi do të përdoren fondet vjetore që janë vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, në programin buxhetor 04170 "Inspektimi në punë", të cilat për vitin 2019 janë parashikua­r për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Inspektora­ti Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe u dërgua për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Komentet e sugjerimet e Ministrisë së Drejtësisë, u morën konsiderat­ë dhe u reflektuan, konkretish­t lidhur me komentin 2, për shtesën e përkufizim­it "person i vetëpunësu­ar", u reflektua në projektlig­ji, duke shtuar dy nene, neni 6/ 1 dhe 8/ 1. për mendimet e Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale vërejtjet e tyre për bazën ligjore u reflektuan. Gjithashtu, dhe tabela e përputhshm­ërisë e hartua, si dhe Raporti i Vlerësimit të Ndikimit ( RIA) u plotësua, sipas formatit përkatës. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është shprehur parimisht dakord.

 ??  ?? Ministria e Financave
Ministria e Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania