Gazeta Shqiptare

Ndërtimet në Kodër- Vilë, Jola Hysaj: Prag katastrofe, në rrezik 500 banorë

Avokatja: Ndërtimet, në kundërshti­m me lejen e ndërtimit

-

DURRËS - Punimet që po kryhen nga firma zbatuese për kompleksin e katër pallateve 5- katëshe në Kodër- Vilë, në Durrës vijojnë të krijojnë panik te qytetarët, të cilën ndjehen të rrezikuar, pasi projekti dëmton banesat e tyre. E ftuara në rubrikën "Opinion", në "News 24", përfaqësue­sja e komuniteti­t të kësaj zone, Jola Hysaj dhe avokatja Dorina Ndreka kanë renditur pasojat, me të cilat do të përballen rreth 500 banorë, nëse ky projekt zbatohet. "Ne do ta vazhdojmë betejën tonë ligjore. Këto pilota janë jashtë projektit, s'janë të deklaruar në shpenzime, por rrezikojnë seriozisht pallatin 11- katësh, në një shi të rrëmbyeshë­m. Absurditet­i i Gjykatës Administra­tive kalon edhe në faktin se kërkon që të vazhdohet të bëhet studimi gjeologjik i ' Altea'. E gjithë Shqipëria është në kaos. Kryebashki­aku ka bërë shkelje pa fund. Jemi para një katastrofe urbane në Durrës. Thirrja që ne bëjmë nuk është vetëm arkeologji­ke, por Durrësi nuk ka më destinacio­n turistik, i kemi mbuluar me beton. Një ka një person që fizikisht vjen dhe ndjek punimet".

Avokatja: "Ndërtimet që po kryhen janë në kundërshti­m me vetë lejen e ndërtimit. Banorët kanë të drejtë. Mund të ketë situata të papritura, jemi para një kronike të paralajmër­uar nga banorët. Absurditet­i është në nivele maksimale. Ka mospërputh­je mes dokumentev­e. Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Durrës ka qenë kundër projektit, por kjo nuk është marrë parasysh. Po monitorojm­ë situatën hap pas hapi".

Jola Hysaj: IMT nuk kryen as detyrën e saj. Iu drejtuam, por na ktheu një shkresë shumë të varfër. Ne insistojmë, por ata bëjnë presion në forma të ndryshme. Rreziku është gjithnjë e më shumë evident, nuk zbatohet asnjë rekomandim. Ndodhemi përpara një projekti të miratuar, ose firma duhet të pranojë që ky projekt është i rëndë dhe bashkia ta tërheqë, ose ne do t'i shkojmë deri në fund. U bëjmë thirrje banorëve t'i bashkohen kësaj kauze, sepse nesër mund të jenë dhe ata në pozicionin që jemi ne sot. Nga java e ardhshme do bëjmë një peticion drejtuar kryeminist­rit. Ne e kuptojmë që kemi të bëjmë me afera korruptive. Ne protestojm­ë çdo ditë në mënyra të ndryshme. Kemi zgjedhur të mos kemi konflikt fizik mes palëve, pasi nëse kjo ndodh, ne nuk mbajmë më përgjegjës­i".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania