Gazeta Shqiptare

Përdhunuan e shantazhua­n 13- vjeçarin me video intime, autorët i marrin tezes 5 mijë euro

-

TIRANË - Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar nga forcat e policisë së komisariat­it nr. 6 në kryeqytet, pasi kanë filmuar një video në marrëdhëni­e intime me një 13- vjeçar dhe më pas e kanë shantazhua­r. Blutë bënë me dije për "GSH" se janë arrestuar shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Bledar Matja, 45 vjeç. Mësohet se dy të rinjtë pas videos së filmuar, e kërcënonin minorenin se do ia publikonin në rrjetet sociale nëse nuk i ndihmonte që të grabisnin banesën e tezes së tij, ku ai kishte ardhur me pushime. Ngjarja, e cila ka ndodhur më 28 korrik u zbulua pas denoncimit të tezës së të miturit, të cilës iu grabit banesa. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policët konstatuan se banesa ishte grabitur pa thyerje. Dhe pas verifikime­ve u zbulua se një prej çelësave të shtëpisë e mbante dhe 13- vjeçari. Pas marrjes së tij në pyetje u zbulua ngjarja e rëndë dhe u vunë në pranga dy të dyshuarit. "Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve: V. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B. M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se nga hetimet e kryera nën drejtimin e prokuroris­ë dyshohet se këta shtetas, po në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë shantazhua­r një të mitur 13vjeçar se do t'i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës. Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera. Materialet i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpuni­m", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania