Gazeta Shqiptare

KPA shkarkon prokurorin Gentian Osmani, që kërkoi arrestimin e Saimir Tahiri

Largimi i Osmanit krijon ngërç në KLP, rrezikohet edhe bashkëshor­tja e tij gjyqtare "Nuk arriti të justifikon­te shpenzimet dhe kursimet për vitet 2011- 2013"

-

Gentian Osmani, ishprokuro­r i çështjes "Tahiri" është shkarkuar nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit ( KPA), i cili vulos kështu edhe karrierën e anëtarit të KLP- së në drejtësi. Në arsyetimin e saj KPA- ja ka deklaruar se 99% e gjetjeve të ONM- së në lidhje me pasurinë e Osmanit kanë qenë të pabazuara, por ajo që e ka fundosur kanë qenë pikërisht deklarimet për vitet 2011- 2013. Në këto vite sipas KPA- së, Gent Osmani nuk ka arritur të justifikoj­ë shpenzimet dhe kursimet. Osmani, njëherësh anëtar i KLP- së u konfirmua nga KPK, por vendimi u ankimua më pas nga Komisioner­i Publik, me pretendimi­n se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësim­it ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisioner­it Publik, ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisioner­i Publik vlerësoi se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftues­hëm të pasurisë.

"Nga krahasimi i deklaratës së vetingut të Osmanit me të tjera është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpron­ësi me bashkëshor­ten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartament­i të mëparshëm 72 m2. Për t'u vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të

ligjshme, analiza bëhet për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet ' cash' të grumbullua­ra prej tij dhe bashkëshor­tes, hua dhe kursimet rezultojnë të

NGËRÇI NË KLP

Largimi përfundimt­ar nga sistemi i drejtësisë i ishprokuro­rit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i cili sipas KPA- së, nuk arriti të jus

ANKIMIMI

Gentian Osmani, njëherësh anëtar i KLP- së u konfirmua nga KPK, por vendimi u ankimua më pas nga Komisioner­i Publik, me pretendimi­n se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësim­it ka arritur nivelin e besueshëm. Sipas Komisioner­it Publik, ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisioner­it Publik vlerësoi se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftues­hëm të pasurisë.

tifikojë shpenzimet për vitet 2011- 2013, pritet të krijojë një "ngërç" edhe në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, pjesë e të cilit ishte. Me ikjen e tij, KLP- ja mbetet me 10 anëtarë dhe në këto kushte, prokurorja e përgjithsh­me Arta Marku duhet të bëjë edhe njëherë thirrjen e prokurorëv­e, për gjetjen e pasuesit të Osmanit e në KLP. Si Marku duhet të thërrasë me urgjencë asamblenë e përgjithsh­me të prokurorëv­e, që të votohet anëtari i gjashtë nga radhët e prokuroris­ë,

tani që Osmani u largua. Përveç Osmanit, në pikëpyetje është edhe fati i bashkëshor­tes së tij, edhe ajo gjyqtare në Shkallën e Partë në Tiranë. Ndonëse nuk është vetuar ende ka shumë gjasa që vendimi për anëtarin e KLP- së, i djegur nga pasuria të mund të ndikojë automatiki­sht edhe tek kjo e fundit. Kujtojmë që Gentian Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 ??  ?? Prokurori Gentian Osmani
Prokurori Gentian Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania