Gazeta Shqiptare

I kërkonin 50 mijë euro, përfundojn­ë në pranga 3 gjobëvënës­it e biznesmeni­t

-

DURRËS - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për gjobëvënie. Uniformat blu raportojnë se shtetasit e arrestuar, njëri prej të cilëve ishte me rrezikshmë­ri të lartë në fushën e krimeve, i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një biznesmeni. Të arrestuari­t janë 45- vjeçari Lulzim Zalla dhe me rrezikshmë­ri të lartë në fushën e krimeve, 26- vjeçari Egi Shullazi, të cilëve policia iu ka sekuestrua­r edhe shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t'u paguar nga biznesmeni N. L. Ndërkohë, më vonë në pranga ka rënë dhe bashkëpunë­tori i tyre, 40- vjeçari Klodjan Estrefi.

"Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ' Gjobëvënës­it', si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë- Krujë, me rrezikshmë­ri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit; E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë si dhe K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se gjatë operacioni­t, në momentin e ndërhyrjes, policia u sekuestroi dy shtetasve të lartpërmen­dur shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t'u paguar nga shtetasi N. L.. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur, për veprën penale ' Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë'", në bashkëpuni­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania