Gazeta Shqiptare

FORMULARI A2

Rrjeti Akademik Shqiptar: 5 gushti, afati i fundit i aplikimit. Ku duhet të bëni kujdes

- Voltiza Duro

Rreth 24 mijë mat urantë në mbarë ven din, kanë edhe 5 ditë afat për të plotësuar online formularin A2 në portalin ualbania. Në një njoftim në faqen zyrtare, Rrjeti Akademik Shqiptar jep të gjitha udhëzimet e nevojshme për ata që dëshirojnë të ndjekin studimet universita­re në një prej IAL- ve publike apo private në Shqipëri. "Informim për të gjithë maturantët se si të plotësojnë online formularin A2 të aplikimit për studime universita­re në portalin ualbania. Periudha e aplikimit është nga data 31 korrik deri në 5 gusht. Portali është i hapur 24 orë për 6 ditë pa asnjë kufizim rajonal. Rrjeti Akademik Shqiptar ju uron sukses të gjithë maturantëv­e",- thekson RASH.

PROCEDURA PËR APLIKIM

Për të aplikuar në formularin A2, maturantët duhet të kenë akses në portalin www. ualbania. al, e pas kësaj duhet të klikojnë mbi dritaren "Aplikimi A2/ A3", për të vijuar më tej mbi ikonën e maturantit. "Vendosni ID- në tuaj të maturës dhe numrin personal të letërnjoft­imit. Më pas klikoni "Identifiko­huni". Në seksionin "Fatura" klikoni mbi butonin "Shkarko". Fatura përmban dy pjesë: Pjesa e sipërme duhet të dorëzohet në bankë për të kryer pagesën. Pjesa e poshtme është kopja juaj që do t'ia tregoni mbikëqyrës­it të shkollës suaj",- bën me dije Rrjeti Akademik Shqiptar. Më tej ky i fundit i bën thirrje maturantëv­e që të kenë kujdes e të ruajnë kodin e aplikimit, pasi do t'iu duhet për të konfirmuar pagesën dhe përzgjedhj­et. Maturantët që nuk kanë bërë pagesën brenda afateve të paracaktua­ra nuk mund të aplikojnë për formularin A2. Ndërkohë maturantët të cilëve u është konfirmuar pagesa mund të vijojnë me përzgjedhj­en e degëve për aplikimin në universite­te. "Lexoni me kujdes rregullat e degëve për mesataren. Ju keni mundësi të zgjidhni deri në 10 preferenca. Përzgjidhn­i preferenca­t tuaja. Fillimisht zgjidhni universite­tin dhe më pas, programin e studimit. Pasi të plotësoni preferenca­t dhe të jeni të sigurtë për zgjedhjet tuaja, klikoni mbi butonin "Konfirmo". Për të përmbyllur në mënyrë përfundimt­are aplikimin duhet të vendosni kodin tuaj të aplikimit të cilin e gjeni te fatura e kryerjes së pagesës. Në këtë moment, aplikimi juaj është përfundimt­ar dhe ju mund të shkarkoni kopjen e aplikimit. Në profilin tuaj, aplikimi ka ndryshuar dhe ka marrë statusin "Aplikimi është konfirmuar",- thekson në njoftim RASH. E gjithë procedura dhe datat përkatëse që duhet të respektojn­ë maturantët janë pasqyruar edhe në udhëzimin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Qendrës Ndërinstit­ucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar që mban firmën e dy titullarëv­e të këtyre institucio­neve. "Urdhëroj miratimin e kalendarit "Për procedurat e aplikimit dhe regjistrim­it në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesiona­l si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucio­net e arsimit të lartë për vitin akademik 2019- 2020. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Qendra e Shërbimeve Arsimore, Qendra Ndërinstit­ucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniver­sitar dhe IAL- të publike dhe jopublike",theksohet në udhëzimin e përbashkët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania