Gazeta Shqiptare

Media gjermane: Armatosja e vendeve, e rrezikshme për Ballkanin

"Bashkimi doganor Kosovë- Shqipëri, Serbia: Qeverisë shqiptare i pëlqen të provokojë "Die Welt": BE shmang shkëmbimin e territorev­e, SHBA s'e kundërshto­n

-

Vijojnë ende diskutimet lidhur me dialogun Ko sovë- Serbi dhe për ngërçin e përfshirë për shkak të vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe. E fundit që ka diskutuar ka qenë gazeta gjermane "Die Welt", e cila ka shkruar një artikull interesant në lidhje me marrëveshj­en përfundimt­are që do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se korrigjimi i kufirit mes dy vendeve mbetet akoma si njëri nga opsionet në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Bashkimi Evropian ia ka dalë të shmangë aktualisht nga rendi i ditës idenë e presidenti­t të Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, për shkëmbim territores­h. Por, me sa duket SHBA- të nuk e kundërshto­jnë këtë ide, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afatgjatë, shkruan "Die Welt". Kjo, sipas gazetës, do të thotë se tema e këmbimit të territorev­e ende nuk është hequr krejtësish­t nga tavolina dhe vazhdon të mbetet opsion. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë futur në një garë armatimi, shkruan gazeta gjermane "Di Welt" në një artikull, ku mes të tjerash thuhet se në këtë garë, prin Serbia e mbështetur nga Rusia. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria ndërkaq, sipas gazetës "Die Welt" shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 për qind në krahasim me vitin 2017, ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro. "Formimin e ushtrisë së Kosovës e votuan dhjetorin e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo garë e re armatimesh është duke u përcjellë nga konfliktet e pazgjidhur­a deri më tani. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikis­ht. Në Serbi kjo po shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe, një term me të cilin qeverisë shqiptare i pëlqen të provokojë". Gazeta thekson më tej se, "është akoma aktuale ideja e presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe e presidenti­t kosovar, Hashim Thaçi, që konfliktin politik mes dy vendeve ta zgjidhin me një marrëveshj­e për shkëmbime të territores­h, ku veriu i Kosovës i banuar me serbë do të këmbehej me Luginën e Preshevës. Kjo ide është kundërshtu­ar për shkak të efektit ' domino' që mund të sh

kaktojë", shkruan "Die Welt", e cila thekson se pastaj, "sipas këtij modeli mund të copëtohej Bosnja, apo edhe Maqedonia ku jetojnë shumë shqiptarë". "Për shkak se këto ide bartin me vete një potencial të konfliktit". "Die Welt" është e sigurt: "Sa më shumë të armatosen që palët të armatosën, aq më të mprehta dhe më të rrezikshme do të bëhen konfliktet në rajonin ballkanik". "Në Evropën Juglindore blihen armë si kurrë më parë. Tensionet midis etnive të armiqësuar­a po rriten", shkruan "Die Welt". "Në të gjitha Rusia ndërhyn me çdo mjet, duke e shtuar potenciali­n e konfliktit para dyerve të BE". Nën titullin "Garë e re e armatimit në Ballkan", e përditshmj­a gjermane "Die Welt" botoi dje një shkrim të korrespond­entit të saj në Budapest, Boris Kalnoky. Për shkak të sanksionev­e të vendosura kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Rumania nuk lejoi të kalojnë nëpër territorin e saj "një dhuratë e popullit rus për popullin serb. Dhjetë tanke të përdorur, por të modernizua­r të tipit BRDM- 2, pjesë e një dhurate të pazakontë për Serbinë: 30 tanke luftarakë të modernizua­r të tipit T- 72 dhe 30 automjete të blinduara. Rusët i dërguan pastaj tanket në Serbi me avionë, duke kaluar mbi hapësirën ajrore të Hungarisë, kryeminist­ri i së cilës... përpiqet gjithmonë për marrëdhëni­e të mira me Presidenti­n rus..." Me mbështetje­n te Rusia, "Serbia mbështetet në këtë mënyrë te një vend, që tregoi në Ukrainë vullnetin për ta zgjeruar zonën e vet të ndikimit me dhunë armësh", shkruan autori. Serbia zhvilloi nën diktatorin Slobodan Milosheviç luftëra kundër Kroacisë dhe Kosovës, si dhe mbështeti serbët e atjeshëm në luftën e Bosnjës. "Në këtë sfond tingëllon veçanërish­t kërcënuese, që qeveria serbe ka bërë të ditur se në rast nevoje do ta sulmojë Kosovën, nëse ky vend krijon ushtrinë e tij". Më tej artikullsh­kruesi tërheq vëmendjen që shtetet e Evropës Qendrore e Lindore kanë programe armatimi afatgjata, "nga 2014 ose 2017 deri në 2026 ose 2030". Polonia investon më shumë për armatimin, me shpenzime armatimi që në vitin "2018 kapën madje shumën dymbëdhjet­ë miliardë dollarë". "Rumania i dyfishoi në vitin 2017 shpenzimet ushtarake nga dy në katër miliardë dollarë". Në rajon, "në një kohë kur NATO... mbështetet para së gjithash te Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, Rusia është përqendrua­r te Serbia dhe te... Republika Srpska". "SHBA kanë në Kosovë një nga bazat e tyre më të mëdha ushtarake, Camp Bondsteel. Rusia do të ndërtojë një bazë ushtarake në pjesën serbe të Bosnjës." Veç tankeve, Rusia i dhuroi në shkurt Serbisë "edhe gjashtë avionë luftarakë MIG- 29, Bjellorusi­a dhuroi tetë avionë të tjerë." Kur të ketë marrë fund modernizim­i i avionëve "Serbia ka... në këtë mënyrë aviacionin luftarak më të fuqishëm të rajonit". Në artikull shkruhet më tej se për blerje armatimesh, në rajon, kryeson Serbia, e cila shpenzoi në vitin "2017... 731 milionë dollarë". Në vend të dytë, pasoi "Shqipëria me 168 milionë dollarë". Kosova parashikon të shpenzojë vitin e ardhshëm 98 milionë dollarë për ushtrinë, që ka planifikua­r. Së fundi, artikullsh­kruesi ndalet në dimensioni­n politik, që shoqëron armatimin. "Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur një bashkim doganor dhe po ecin në konvergim ekonomik". Veç kësaj, "vazhdon të ekzistojë mendimi i Presidenti­t serb Vuçiç dhe i Presidenti­t kosovar Hashim Thaçi, për ta zgjidhur konfliktin e Kosovës me anë të shkëmbimit të territorev­e... Kjo mund të çonte në një efekt domino - si p. sh. në një ndarje të Bosnjës dhe bashkimin me shtetet mëmë të pjesëve serbe dhe kroate. Ose madje edhe me një ndarje të Maqedonisë, ku jetojnë shumë shqiptarë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania