Gazeta Shqiptare

Nga " Miss Shqipëria" te "Miss Eco Elegance", Alba Bajrami, vajza që shkëlqeu në Egjipt, nga lindi nisma për bamirësi

Shkëlqimi në sfilatën e "Geraldina sposa" dhe angazhimet e fundit "Po pres momentin e duhur për t'u bërë pjesë e ekranit"

- Egla Xhemali

Thonë se bukuria e vërtetë është zemra e pastër. Alba Bajrami që mbajti kurorën e më të bukurës për vitin 2018 në kompeticio­nin "Miss Shqipëria" është një nga ato vajzat, që po lë gjurmë në vend me gjithë iniciativa­t e saj, e sidomos me atë të të bërit bamirësi. Bukuroshja është përkujdesu­r e u ka ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve në nevojë. Një shpirt si i Albës nuk mund të mos u sillte buzëqeshje atyre. Bajrami sapo ka mbyllur një sfilatë, ku ka pikasur te të gjithë me sharmin, thjeshtësi­në dhe shkëlqimin në pasarelë. Përgjatë kësaj kohe angazhimet dhe konkurset nuk kanë qenë të pakta. Ajo është pëlqyer shumë edhe përtej Shqipërisë. Në Egjipt e vlerësuan me çmimin "Miss Eco Elegance". Bukuroshja jonë i ka këmbët në tokë dhe kokën lart. Alba është duke punuar fort për të realizuar objektivat që i ka vënë vetes. Për "Gazeta shqiptare" vjen një rrëfim ndryshe i misit që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Bajrami na tregon për gjithë emocionet që ka përjetuar që nga momenti kur mori kurorën e më të bukurës e deri më sot, si dhe për disa detaje të tjera që nuk i dinim. Misi është duke pritur kohën e përshtatsh­me për tu bërë pjesë e televizion­it. Tani ka vendosur t'i përkushtoh­et shkollës. Më tej, teksa ndan me copëza kujtimesh nga kompeticio­net e ndryshme ajo nuk harron të falënderoj­ë familjen për gjithë mbështetje­n. Së shpejti do kemi lajme mjaft të mira nga bukuroshja, megjithatë deri atëherë na duhet të presim.

Shkëlqeve në sfilatën e fundit te "Geraldina sposa". Cilin moment do e veçoje si më emocionues­in?

Momenti më emocionues ishte kur shihja familjen time tek më ndiqte kur isha në pasarelë. Ata nuk kanë munguar kurrë në asnjë sfilatë ose kompeticio­n, në të cilin unë kam marrë pjesë dhe familja ime e dytë, familja e Deliart që më kanë qëndruar pranë dhe më kanë mbështetur në çdo hap që kam hedhur.

Nga personazhe­t e njohur që merrnin pjesë në organizimi­n e madh, kush të bëri më shumë përshtypje?

Kur dola në atë pasarelë të magjishme shikoja mijëra sy që më vështronin dhe me buzëqeshni­n e më jepnin siguri në ecjen që bëja.

Të kemi parë duke bërë bamirësi për fëmijët. Si lindi kjo kauzë? Çfarë e shtyu Albën?

Unë i dua fëmijët dhe kam parë çfarë ndodh rrotull me ta, sidomos me ata që janë me aftësi të veçanta. Më vjen shumë keq që njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, që dhe ata fëmijë janë vetëm se kanë nevojë për më shumë përkujdesj­e se të tjerët, që mund t'i kryejnë të gjitha nevojat vet. Në qoftë se një fëmijë mund të vishet vet ata kanë nevojë për pak ndihmë, por kjo nuk do të thotë që ne duhet t'i trajtojmë ndryshe përkundraz­i duhet t'i dhurojmë më shumë dashuri dhe t'iu qëndrojmë pranë. Nga ai veprim që bëra unë shpresoj të ketë ndikuar sadopak në zemrat e njerëzve, që t'i qëndrojmë afër njëritjetr­it.

Marsi të gjeti në Egjipt për kompeticio­nin "Miss Eco Internatio­nal". Me çfarë çmimi u vlerësove?

Marsi më gjeti në Egjipt dhe për herë të parë festova ditëlindje­n time larg familjes dhe shoqërisë. Në Egjipt më vlerësuan me çmimin "Miss Eco Elegance".

Nga vajzat pjesëmarrë­se atje, cilën prej tyre do veçoje?

Në atë kompeticio­n unë do veçoja disa vajza jo vetëm një. Ne krijuam një miqësi shumë të fort, që e ruajmë edhe sot e kësaj dite dhe disa nga vajzat që unë do veçoja janë vajza nga Greqia, Egjipti dhe vajzat latine.

Aktualisht me se po merret Alba?

Me dorëzimin e kurorës. Rrugëtimi im nuk mbaron këtu, por kam menduar që këtë vit ti përkushtoh­em më shumë shkollës dhe të ndjek pasionin tim më të madh, arkitektur­ën, po as modelingun nuk do ta lë mbas dore. Kam vendosur ti mbaj të dyja paralelish­t.

Ke pasur oferta për t'u bërë pjesë e televizion­it?

Po kam pasur oferta për t'u bërë pjesë e televizion­it, por nuk kam pranuar, pasi gjatë vitit që unë kisha kurorën pata dhe angazhime të tjera, si kompeticio­ne të ndryshme dhe sfilata, të cilat kërkojnë kohën dhe përkushtim­in e vet, po ashtu dhe televizion­i kërkon përkushtim­in dhe kohën e vet. Në fakt nuk doja që të lija mbrapa shkollën.

Udhëtim që të ka lënë më shumë mbresat deri më sot?

Ka qenë udhëtimi më i gjatë i jetës sime dhe ka zgjatur plot një vit. Ai do të jetë kujtim i paharruesh­ëm për mua, mbajtja e kurorës së "Miss Shqipëria 2018". Momente të paharruesh­me, emocione, që nuk mund t'i përshkruas­h dot me fjalë. Një eksperienc­ë që ndodh vetëm një herë në jetë. Po të kisha mundësi do të doja ta përsërisja dhe njëherë gjithë këtë eksperienc­ë, sepse me të vërtet ka qenë e mrekullues­hme.

Përtej së bukurës, si është Alba në përditshmë­ri?

Përditshmë­ria ime nuk është shumë ndryshe nga adoleshent­ët e tjerë. Kështu unë shkoj në kurse, aktivitete, por dhe koha me shoqërinë nuk mungon.

Shpenzimi më i madh për të cilin je penduar?

Unë nuk pendohem asnjëherë për vendimet që marrë dhe për gjërat që bëj, pasi të gjitha i bëj me vetëdije dhe nuk mendoj vetëm për momentin se ku do më nxjerrin veprimet që bëj po mendoj dhe për më vonë çfarë benefiti do marrë nga ajo që po bëj sot, kështu që nuk ka vend për pendim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania