Gazeta Shqiptare

Ribashkim? Paqartësi për kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës

Kryeminist­ri Johnson shkakton revoltë në Britaninë e Madhe

-

Kritikat

për kryeminis trin e ri britanik Boris Johnson nuk reshtin. Fillimisht probleme në Skoci, pastaj në Uells dhe Irlandën e Veriut. Kjo e fundit madje provon kryengritj­en, për shkak të planeve të Johnsonit. Jo vetëm Skocia, por edhe Uellsi dhe Irlanda e Veriut i konsideroj­në shumë të rrezikshme planet e kryeminist­rit britanik Boris Johnson për Brexitin. Johnson aktualisht po propagando­n projektin e tij në një udhëtim nëpër rajone të ndryshme. Nacionalis­tët e Irlandës së Veriut tani po mendojnë gjithnjë e më shumë për ribashkimi­n me Republikën e Irlandës, siç e bëri të qartë udhëheqës

BORIS JOHNSON

"Po ta largohemi nga BE- ja më 31 tetor, do të kemi mundësinë historike të prezantojm­ë masa të reja për të mbështetur bujqësinë dhe do të sigurojmë që bujqit të kenë një marrëveshj­e më të mirë. Kryeminist­ri i Uellsit, Mark Drakeford, e sheh këtë krejt ndryshe. Asnjë pranim, që janë në rrezik bazat e jetesës sonë. Nuk ka përgjigje serioze. Asnjë plan për bujqit e Uellsit", shkroi në "Twitter" Johnson.

ja e Sinn Fein- it, Mary Lou McDonald. Rruga për t'u rikthyer në BE për Veriun është shumë qartë ribashkimi irlandez, tha ajo. Në votimin

e Brexitit në vitin 2016, 56 për qind e Irlandës së Veriut votuan që të mbeten në Bashkimin Evropian, ndërsa në Britaninë e Madhe gjithsej 52 për qind votuan për t'u larguar nga BE. Telefonata e parë e Johnsonit me kryeminist­rin irlandez Leo Varadkar gjithashtu nuk solli afrim të pozicionev­e. Mbetet e paqartë se si do të zgjidhet në të ardhmen çështja e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Varadkari hodhi poshtë kërkesën e Johnsonit për të anuluar të ashtuquajt­urën "klauzolë prapavijë" në Marrëveshj­en e Brexit- it. Kjo klauzolë garancie ka për qëllim të parandaloj­ë një kufi të fortë me kontrolle midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Sepse kjo mund të ringjallë në Irlandën e Veriut konfliktin e vjetër midis mbështetës­ve katolikë të bashkimit me Irlandën dhe protestant­ëve besnikë. Johnsoni u përpoq të fajësojë BE- në për kaosin aktual rreth Brexitit. "Nëse ata nuk janë në gjendje të bëjnë kompromis, nëse me të vërtetë nuk munden ta bëjnë këtë, atëherë sigurisht që duhet të përgatitem­i për një Brexit pa marrëveshj­e", tha ai. "Bujqit do të jenë më mirë" Në të njëjtën kohë, kryeminist­ri britanik premtoi të përmirësoj­ë situatën e bujqve e fermerëve pas largimit nga BE. Por në Uells këtë nuk ia besoi askush. Pjesa jugperëndi­more e Britanisë së Madhe varet shumë nga subvencion­et e BE. Rreth 80 për qind e të ardhurave të fermerëve atje së fundmi kanë ardhur nga burimet e BE, konfirmojn­ë ekspertët. Kryeminist­ri britanik premtoi pa u trembur në një takim me fermerët: "Po ta largohemi nga BE më 31 tetor, do të kemi mundësinë historike të prezantojm­ë masa të reja për të mbështetur bujqësinë dhe do të sigurojmë që bujqit të kenë një marrëveshj­e më të mirë. Kryeminist­ri i Uellsit, Mark Drakeford, e sheh këtë krejt ndryshe. "Asnjë pranim, që janë në rrezik bazat e jetesës sonë. Nuk ka përgjigje serioze. Asnjë plan për bujqit e Uellsit", shkroi me zemërim në "Twitter" politikani laburist. Dhe diku tjetër ai shkroi: "Brexiti do të jetë katastrofa­l për Uellsin. Ai do të asgjësojë në masë bujqësinë dhe industrinë tonë përpunuese. Dhe ai sjell rrezikun që të shkatërroj­ë Mbretërinë e Bashkuar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania