Gazeta Shqiptare

Karizma e errët e figurës së Adolf Hitlerit

I çmendur? E vërteta që fshihet pas arkitektit të Luftës së Dytë Botërore Si i mori frerët e Gjermanisë diktatori më i tmerrshëm i historisë

-

Ndaluni një moment dhe imagjinoni Adolf Hitlerin. Imagjinoje­ni atë. Çfarë shihni? Unë imagjinoj se ju po shihni një imazh që nuk ndryshon shumë nga portretizi­mi i Hitlerit në filmin "Downfall" ( Rënia) i vitit 2004. Një karakter agresiv, që ulërin dhe është i pandjeshëm. Aktori gjerman Bruno Ganz, i cili interpreto­i Hitlerin te ky film tronditi aq shumë shikuesit saqë një nga skenat kryesore të filmit është bërë virale në internet, duke u përdorur për mesazhe të ndryshme satirike me titrat e ndryshuara. Por, ndërsa është e vërtetë që në ditët e tij të fundit, Hitleri kishte dalë nga binarët, ai moment nuk përfaqëson të gjithë historinë. Për më tepër, problemi është se ky imazh përkëdhel një dëshirë të thellë, që unë mendoj se e ka fshehurazi shumica prej nesh. Ne duam që Hitleri të jetë i çmendur, nga fillimi deri në fund. Ne duam që Hitleri të jetë i çmendur, për shkak se ai kryen krime monstruoze, veçanërish­t gjatë Luftës së Dytë Botërore, që janë të lehta për t'u shpjeguar. Është e thjeshtë, mund t'i themi vetes: Qetësohu, Hitleri ishte një i çmendur që hipnotizoi miliona gjermanë të zakonshëm, për të bërë gjëra kundër gjykimit të tyre racional. Në fakt, ai nuk ishte i çmendur dhe nuk hipnotizoi askënd. Hitleri u bë kancelari i Gjermanisë në janarin e vitit 1933 me mjete demokratik­e. Një pjesë e mirë e elitës gjermane - njerëz të mprehtë e të mençur - vendosën ta mbështesni­n. Por përse ata mbështetën një të marrë?

Dhe mënyra sesi Hitleri e drejtoi partinë e tij midis viteve 1930- 1933, tregoi se ishte një politikan i zgjuar, por tërësisht i paskrupull­t. Përllogari­tjet e tij, rreth asaj se ku qëndronte vërtet pushteti në Gjermani, dhe se si t'i manipulont­e më mirë emocionet e gjermanëve të zakonshëm, ishin shumë të sofistikua­ra. Përveç kësaj, Hitleri krijoi një mbështetje të madhe dhe të sinqertë. Pikëpamjet e tij, shpesh përputhesh­in me ato të një numri të madh të popullsisë gjermane. Unë kam realizuar filma dokumentar­ë, dhe shkruar libra rreth nazistëve dhe Luftës së Dytë Botërore për 20 vjet me radhë dhe kam takuar qindra njerëz që kanë jetuar gjatë asaj periudhe - duke përfshirë shumë nga ata që kanë takuar personalis­ht Adolf Hitlerin. Dhe imazhi që ata pikturojnë, është shumë më kompleks dhe më i nuancuar, se sa sjelljet e një të çmenduri në filmin që përmendëm më lart. Shumë prej tyre flasin në veçanti për "karizmën" e pabesueshm­e që ata mendonin se zotëronte Hitleri. Për shembull, Fridolin von Shpaun, u takua me Hitlerin në një darkë me përkrahësi­t nazistë në fillim të viteve 1930. Kur pa Hitlerin që po e vështronte, ai ndjeu sikur sytë e Hitlerit po depërtonin direkt në mendimet e tij më të thella. Dhe kur Hitleri i hodhi një moment duart mbi shpinë von Shpaun, ndjeu "një dridhje nga gishtat e tij që më penetronin". "Unë në fakt e ndjeva atë. Nuk ishte një dridhje nervore. Përkundraz­i, ndjeva se ky njeri, ky trup, është thjeshtë mjeti për të zbatuar një vullnet të madh, të gjithëfuqi­shëm këtu në Tokë. Sipas pikëpamjes sime, kjo ishte një mrekulli", - kujton ai. Ndërkohë Emil Klein, i cili e dëgjoi Hitlerin të fliste në një birrari të Mynihut në vitet 1920, beson se Hitleri "kishte një karizëm të tillë, që njerëzit e besonin gjithçka që ai thoshte". Ajo që mësojmë nga dëshmitarë­t okularë si von Shpaun dhe Klein, është se karizma është elementi i parë dhe më kryesor në lidhjen midis njerëzve. Askush nuk mund të jetë karizmatik, i vetëm në një ishull të shkretë. Karizma formohet në një marrëdhëni­e. Sikurse shkruante ambasadori britanik në Berlin në vitet 1930, Hitleri "ia detyron suksesin e tij luftës për pushtet, faktit që ai ishte reflektimi i mendjes së pavetëdijs­hme të përkrahësv­e të tij, dhe i aftësisë së tij për të shprehur me fjalë, atë që mendja e pavetëdijs­hme mendonte se donte". Kjo është një pikëpamje e konfirmuar nga Konrad Heiden, i cili dëgjoi Hitlerin të fliste shumë herë në vitet 1920: "Fjalimet e tij fillojnë gjithmonë me një pesimizëm të thellë dhe mbarojnë me një entuziazëm të madh, një fund të gëzueshëm triumfal. Shpesh ato mund të refuzohen nga arsyeja, por ndjekin logjikën më të fuqishme të pavetëdije­s, të cilën nuk mund ta prekë asnjë përgënjesh­trim…". Njerëzit si von Shpaun dhe Emil Klein, ishin të predispozu­ar ta cilësonin Hitlerin karizmatik, sepse ata tashmë besonin në shumicën e politikave që mbronte Hitleri. Kështu bëri edhe Albert Shper, që mori pjesë për herë të parë në një nga fjalimet e Hitlerit në fillim të viteve 1930: "Unë u përfshiva nga vala e entuziazmi­t, dhe këtë gati e ndieja fizikisht. Ai dukej se ndjente se po shprehte atë që audienca, e transformu­ar tashmë në një masë të vetme, priste prej tij", - shprehet ai. Por nëse nuk do të besonit në politikat që propagando­nte Hitleri, atëherë ai nuk ushtronte asnjë pushtet karizmatik. Për shembull, Jozef Felder, ishte i tmerruar kur dëgjoi përhapjen e urrejtjes së Hitlerit kundër hebrenjve: "Kur u largova nga takimi, në një moment i thashë mikut tim: "Përshtypja ime është që ky njeri, Hitleri, shpresoj të mos të vijë kurrë në pushtet!". Megjithatë, nëse Hitleri krijonte një lidhje me auditorin e tij, atëherë ai ndërtonte mbi atë lidhje një numër mënyrash të tjera për të konsolidua­r këtë lidhje karizmatik­e. Ç'është më e rëndësishm­e, ai ishte gjithnjë i sigurt në gjykimet e tij. Ai nuk shprehte kurrë dyshime për ndonjë gjë para audiencës së tij. Ai i njihte problemet me të cilat ballafaqoh­ej Gjermania, dhe ai tha se i njihte zgjidhjet. Përveç kësaj, ai paraqiti veten si një figurë heroike - një ushtar i thjeshtë dhe trim nga Lufta e Parë Botërore - i cili donte që mbështetës­it e tij të kishin "besim" tek ai. Për pasojë, disa përkrahës të nazistëve, madje bënë krahasime blasfemues­e mes Hitlerit dhe Jezusit - të dy kishin qenë 30 vjeç kur filluan "predikimin", dhe që të dy synuan "shpëtimin" e popullit të tyre. Por në vitin 1928, 9 vjet pasi Hitleri u anëtarësua në Partinë Gjermane të Punëtorëve, dhe 7 vjet pasi u bë udhëheqës i partisë, dukej sikur partia naziste nuk do të vinte asnjëherë në pushtet. Në zgjedhjet e atij viti, nazistët morën vetëm 2.6 për qind të votave. U desh rënia e bursave në Uoll Strit, dhe kriza e tmerrshme ekonomike e fillimit të viteve 1930, që bëri miliona gjermanë të bëheshin të vëmendshëm ndaj apelit të Hitlerit. Papritmas, për njerëzit si studentja Juta Rydiger, thirrja e Hitlerit për një ringjallje kombëtare, e bëri atë të dukej si "sjellësi i shpëtimit". Aq shumë, sa që në vitin 1932 nazistët ishin papritur partia më e madhe politike në Gjermani. Elita gjermane, ishte më e shqetësuar për rreziqet që vinin nga komunizmi sesa nga nazizmi. Pasditen e së dielës së 29 janarit 1933, presidenti Hindenburg ra dakord të emërojë Hitlerin si kancelar. Ky moment, sinjalizoi fundin e demokracis­ë në Gjermani. Historia e emërimit të Hitlerit si kancelar, na mëson disa gjëra të rëndësishm­e. Ne zbulojmë se Hitleri ishte një politikan instinktiv dhe jashtëzako­nisht i fuqishëm - por vite dritë larg njeriut të demoralizu­ar dhe të çmendur, të portretizu­ar tek filmi "Downfall". Mbi të gjitha, ne mund të shohim aty fuqinë e situatës për të ndryshuar perceptimi­n. Hitleri u refuzua si një figurë periferike në vitin 1928, por u lavdërua nga miliona njerëz në vitin 1933. Ajo që ndryshoi nuk ishte Hitleri, por situata. Katastrofa ekonomike, bëri që një numër i madh gjermanësh të kërkojnë një "shpëtim" karizmatik. Ndërsa sot shohim të shpalosen ngjarjet ekonomike në Evropë, është e pamundur të imagjinohe­t një paralajmër­im më i madh nga historia sesa ky.

Marrë nga Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania