Ambasadori rus paralajmëron Kosovën: Jeni pjesë e Serbisë
Botsan Kharchenko: Do të vijojë bashkëpunimi mes dy shteteve Rusia i ka dhuruar një sasi të madhe armatimi Serbisë
Ashtu si Serbia, edhe Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këtë e ka thënë ambasadori i ri rus në Beograd, Botsan Kharchenko, në një takim me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç. Siç shkruan N1, Kharchenko ka thënë se Rusia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si "pjesë të Serbisë". Ata në këtë takim ndër të tjera kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Ambasadori rus madje ka thënë se do ta mbështesë policinë serbe me trajnime të ndryshme. Ky takim i tyre vjen pasi Rusia i ka dhuruar një sasi të madhe armatimi Serbisë, në të cilën përfshihen edhe artileri e rëndë dhe mjete të blinduara. Për armatosjen e Serbisë kanë folur zyrtarë shtetërorë duke thënë se ata tashmë janë një shtet dhe marrin vendime për të cilat ata konsiderojnë se janë të nevojshme. Lidhur me këtë fakt është diskutuar nga gazeta gjermane ' Die Welt', e cila ka shkruar një artikull interesant në lidhje me marrëveshjen përfundimtare që do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë, kështu duke thënë se korrigjimi i kufirit mes dy vendeve mbetet akoma si njëri nga opsionet në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Bashkimi Europian ia ka dalë të shmangë aktualisht nga rendi i ditës idenë e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh. Por, me sa duket SHBA- ja nuk e kundërshton këtë ide, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afatgjatë, shkruan "Die Welt". Kjo, sipas gazetës, do të thotë se tema e këmbimit të territoreve ende nuk është hequr krejtësisht nga tavolina dhe vazhdon të mbetet opsion. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë futur në një garë armatimi, shkruan gazeta gjermane "Di Welt" në një artikull, ku mes tjerash thuhet se në këtë garë, prin Serbia e mbështetur nga Rusia. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Sh
qipëria ndërkaq, sipas gazetës "Die Welt" shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 për qind në krahasim me vitin
2017, ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro. "Formimin e ushtrisë së Kosovës e votuan dhjetorin e kalu