Kujdes! Rreziku që paraqet kontrolli shtetëror i mediave sociale
Fuqia e katërt në botë, si fitohet pushteti nëpërmjet medias Leksion paralajmërues nga Gjermania e viteve 1930
përmbajtje politike, duke pasur frikë se mund të përkeqësonte një mjedis tashmë të ndezur. Fillimisht, Bredou lejoi transmetimin nga mediat private, dhe vetëm nga mesi i viteve 1920, stacionet radiofonike filluan të transmetonin disa lajme. Kjo, iu duk e rrezikshme Bredout dhe zyrtarëve të tjerë, që druheshin se lajmet mund të ushqenin kryengritje apo ndjenjë antidemokratike. Burokratët e Vajmarit, filluan kështu të ushtronin një mbikëqyrje gjithnjë e më të madhe shtetërore mbi përmbajtjen e radios, në përpjekje për të depolitizuar atë. Ndërsa Republika e Vajmarit, u bë gjithnjë e më e paqëndrueshme politikisht, Bredou dhe të tjerët nxitën reformat në vitet 1926 dhe 1932, të cilat përcaktuan mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë shtetërore të përmbajtjes së radiove. Bredou, besonte se rritja e ndikimit shtetëror, do të parandalonte dështimin e demokracisë së Vajmarit. Ironikisht, kjo përpjekje ndihmoi nazistët, çka nënkuptonte se nazistët mund të merrnin kontrollin e menjëhershëm mbi përmbajtjen e radios, kur ata të vinin në pushtet. Bredou u burgos, për përpjekjen për të mbrojtur vlerat demokratike. ( Pas Luftës së Dytë Botërore, ai ndihmoi në rivendosjen e shërbimit të radios në Gjermaninë Perëndimore demokratike. Sot, në Hamburg ekziston një institut mediatik që mban emrin e tij). Shembulli nazist, edhe pse ekstrem, na kujton se edhe ligjet me qëllimet më të mira, mund të kenë pasoja tragjike të paqëllimta. Për shembull, Singapori, ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen nga Falsifikimet dhe Manipulimin, duke i lejuar qeverisë t'u kërkojë platformave dhe aplikacioneve private si WhatsApp apo Telegram, të heqë atë që autoritetet e shohin si një deklaratë e rreme "kundër interesit publik". Ligji u mundëson, gjithashtu, zyrtarëve, të ndjekin penalisht njerëzit që i përhapin këto deklarata të rreme, megjithëse ligji nuk përcakton se çfarë do të thotë saktësisht një "deklaratë të rreme". Zëvendësdrejtori i Divizionit të Azisë së Human Rights Watch, i tha BBC se ligji ishte "një kërcënim i drejtpërdrejtë për lirinë e shprehjes, diçka për të cilin duhet të shqetësohet e gjithë bota". Politikanët gjermanë, kanë nxjerrë mësimet e tyre nga historia, në përpjekje për të mbrojtur demokracinë. Në vitin 2017, Gjermania miratoi Aktin për Zbatimin e Rrjetit ( Netzwerkdurchsetzungsgesetz , ose NetzDG). Ligji i kërkon kompanive të mediave sociale, me më shumë se 2 milionë përdorues në Gjermani, që të fshijnë brenda 24 orësh postimet që shkelin ndonjë nga 22 nenet e ndryshme të ligjit mbi lirinë e fjalës në internet. Nenet variojnë nga "nxitja e urrejtjes" dhe "shpërndarja e pornografisë së fëmijëve" tek blasfemia. Çdo shkelje, do të merrte një gjobë deri në 50 milionë euro për çdo postim. Një sondazh tregoi se 87 për qind e gjermanëve janë dakord me këtë ligj, por ai u kritikua ashpër nga gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, akademikët dhe industritë e teknologjisë. Shumë prej tyre, nënshkruan një deklaratë që theksonte, se ligji "rrezikon parimet bazë të shprehjes së lirë". Ligji, ilustroi një debat të vjetër mbi rolin e fjalës së lirë në një demokraci. Disa politikanë të Gjermanisë Perëndimore, folën dikur për një "demokraci militante" ( Wehrhafte Demokratie), ku të drejtat si liria e fjalës mund të frenohen, për të ruajtur normat më të gjera demokratike. Njëkohësisht, shumë njerëz u shqetësuan se ligji provokoi efektin Streisand: idenë se censurimi ose heqja e informacionit, në fakt i bën shumë publicitet. Vetëm pas hyrjes në fuqi të NetzDG në janar të vitit 2018, një postim nga Beatriks von Storh, politikane e njohur e Alternativa për Gjermaninë ( AfD), e ekstremit të djathtë, u hoq nga Tëitter dhe Facebook. Mediat i kushtuan shumë vëmendje incidentit, duke përfshirë edhe përmbajtjen e postimit. Efekti i Streisand, u shndërrua në atë që një gazetar e quajti "Efekti Storh". Ndërkohë, në diskutim janë shumë modele të tjera të rregullimit. Mbretëria e Bashkuar, po sugjeron një qasje që ia lë barrën e "detyrës për të pasur kujdes" kompanive të mediave sociale, që të parandalojnë dëmet që mund të vijnë nga interneti. Rregullimi, nuk është kurrë i thjeshtë. Ai as që mbron shtypin, në një kohë kur gazetarët janë nën kërcënim. Por, historia mund të na ndihmojë të shmangim grackat më të rrezikshme. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pasojave afatgjata të kontrollit të shtetit mbi përmbajtjen. Bota online e mediave sociale, ka shumë probleme dhe shumë më tepër neo- nazistë se sa mund të dëshironim. Reagimi është i nevojshëm. Por, historia e Vajmarit dhe Gjermanisë naziste mund të na ndihmojë të mendojmë më shumë në lidhje me sugjerimet aktuale të politikave. Është koha që politikanët ta marrin seriozisht rregullimin e mediave sociale. Megjithatë, në një periudhë afatgjatë, ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos dëmtojnë liritë dhe sistemin politik, që synojnë të mbrojnë.
Marrë nga Bota. al