INSTITUTI GJERMAN
Instituti
Ndërkombëtar i Teatrit ( Gjermani) ka dalë në mbështetje të protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në një njoftim të datës 24 korrik pas shpërndarjes së manifestit të "Aleancës", që proteston prej 18 muajsh, prej 13 muajsh përditë, prej dy javësh e ruan 24 orë. Deklaratën e vet instituti gjerman e nis me informim. "Protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar historik në Tiranë - Autoritetet shqiptare vendosën ta shembin Teatrin Kombëtar, një prej qendrave kryesore kulturore në Tiranë dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike në qytet. Artistët dhe qytetarët e ' Aleancës për Teatrin Kombëtar' kanë protestuar kundër shembjes për më shumë se një vit dhe kanë krijuar një barrikadë njerëzore në dhe përqark ndërtesës", thotë instituti ndërkombëtar. Ai vëren se si pjesë e aksionit policor, për herë të parë u përdor dhunë kundër protestuesve. Më tej bën thirrje që lexuesit të shohin dhe të shpërndajnë manifestin dhe të firmosin peticionin në ' change. org'. Ndërkaq, që në qershor 2018, rrjeti i trashëgimisë kulturore ' Europa Nostra' ka shprehur shqetësimet e veta të sinqerta lidhur me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, një trashëgimie me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitektonike në Europë. Ka pasur ndërkohë edhe një raport të dhjetorit 2018 për ' Aleancën e Teatrit Kombëtar' në Tiranë në nachtkritik ( në gjermanisht).
PROTESTAT
"Protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar historik në Tiranë - Autoritetet shqiptare vendosën ta shembin Teatrin Kombëtar, një prej qendrave kryesore kulturore në Tiranë dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike në qytet”.