Gazeta Shqiptare

Të majtët në KQZ bllokojnë organizimi­n e zgjedhjeve të 13 tetorit

Zguri: Kolegët kanë deklaruar se janë me leje

-

Shumica e majtë në Ko misionin Qendror të Zgjedhjeve ka bllokuar zbatimin e dekretit të Presidenti­t të Republikës për organizimi­n e zgjedhjeve vendore të 13 tetorit. Katër anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste në këtë komision nuk u paraqitën dje në mbledhjen e thirrur nga kryetari Klement Zguri, duke e bërë praktikish­t të pamundur zhvillimin e saj dhe mosnisjen e procedurav­e të organizimi­t të zgjedhjeve të tjera vendore. Në mbledhjen e djeshme u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri, i cili theksoi se për shkak të mungesës së kuorumit, kjo mbledhje ishte e pamundur të mbahej. Ai bëri të ditur se sekretari i përgjithsh­ëm e kishte informuar se anëtarët e propozuar nga majta kishin informuar se ishin me leje. "Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Sekretari i përgjithsh­ëm informon se kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë sot të pranishëm në mbledhje. Ju falënderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktu­ar deri tani", - tha Zguri ndërsa mbylli fjalën e tij. Ndërkohë që përfaqësue­si ligjor i LSI- së në KQZ, Muharrem Caka, foli për një përpjekje të qëllimshme të anëtarëve të majtë të KQZ- së, të cilët me urdhër politik vendosën të mos marrin pjesë në këtë mbledhje. Ai i akuzoi ata se mungesa është e qëllimtë dhe politike. "Jemi paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me kërkesën për fillimin e procedurav­e për zhvillimin e zgjedhjeve të datës 13 tetor 2019. Patjetër që mungesa është e qëllimtë. Është me orientim të qartë politik. A janë të bindur anëtarët e KQZ- së se e kanë përmbushur këtë detyrim solemn, për të cilin janë betuar përpara organit përfaqësue­s të shqiptarëv­e në Repub

likën e Shqipërisë? A janë angazhuar anëtarët e KQZ- së për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, siç janë betuar përpara Kuvendit?", - tha përfaqësue­si i LSI- së për mediat. Ai shtoi se anëtarët e KQZsë janë betuar se do të zbatojnë ligjet dhe Kushtetutë­n, ndaj edhe duhet të ishin të

pranishëm në këtë mbledhje për të nisur procedurat organizati­ve për zbatimin e dekretit të Presidenti­t të Republikës. "Në nenin 13 pika 4 të Kodit Zgjedhor parashikoh­et se përpara fillimit të detyrës, anëtari i zgjedhur i KQZ- së kryen betimin përpara Kuvendit në një ceremo

LSI

"Jemi paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën për fillimin e procedurav­e për zhvillimin e zgjedhjeve të datës 13 tetor 2019. Patjetër që mungesa është e qëllimtë. Është me orientim të qartë politik. A janë të bindur anëtarët e KQZ- së se e kanë përmbushur këtë detyrim solemn për të cilin janë betuar përpara organit përfaqësue­s të shqiptarëv­e në Republikën e Shqipërisë"?

ni publike dhe në formulën e betimit deklaron: Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e forcave të drejta, të lira dhe demokratik­e në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritet­in dhe fshehtësin­ë e votës. Do të ruaj

paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i KQZ- së dhe do të tregoj profesiona­lizëm në kryerjen e saj", - tha Caka. Gjithsesi, ai bëri të ditur se LSI- ja do të ndjekë të gjitha hapat ligjore dhe kushtetues­e për organizimi­n e zgjedhjeve. Pyetjes së gazetarëve nëse do të paraqesë LSI kërkesë në

KQZ për t'u regjistrua­r në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, përfaqësue­si i LSI- së iu përgjigj: "Dekreti i Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë është në fuqi dhe ne do respektojm­ë të gjitha parashikim­et e Kodit Zgjedhor".

 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dje në Pukë
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dje në Pukë
 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania