Gazeta Shqiptare

Mediu: Çdo gjë ka marrë fund, Kuvendi të shkarkojë anëtarët e KQZ

-

papreceden­të dhe tepër të rrezikshme për demokracin­ë dhe funksionim­in e institucio­neve. Kështu e ka cilësuar kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, mosparaqit­jen e djeshme të anëtarëve të majtë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një reagim në rrjetet sociale, Mediu ka theksuar se me këtë veprim, ata i kanë rënë ndesh dekretit të presidenti­t. "Çdo gjë ka marrë fund, s'ka Kushtetutë, s'ka shtet, s'ka institucio­ne, jetojmë në Republikë bananesh. Partia Socialiste me mospjesëma­rrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe institucio­net. Mosparaqit­ja e anëtarëve të KQZ- së në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucio­ni. Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh dekretit të presidenti­t në fuqi dhe s'kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën", - tha Mediu. Ndaj, ai theksoi se ky veprim i tyre është shkak i mjaftueshë­m për shkarkim nga detyra që mbajnë. Për këtë arsye, ai kërkoi mbledhjen e menjëhersh­me të Kuvendit dhe shkarkimin e tyre. "Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhersh­ëm. Kuvendi duhet të mblidhet menjëherë e të marrë masa. Duke mos u paraqitur, ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitikë dhe kanë marrë hapur krah politik, si celulë e Partisë Socialiste", - u shpreh kryetari i PR- së. Nga ana tjetër, ai theksoi se është përgjegjës­i i opozitës që t'i japë zgjidhje kësaj situate, ku socialistë­t nuk pranojnë të organizojn­ë zgjedhje. "Opozita ka përgjegjës­inë historike për të gjetur zgjidhje, në partnerite­t me faktorin ndërkombët­ar dhe shqiptarët", - theksoi kreu i republikan­ëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania