Gazeta Shqiptare

Basha: 30 qershori u kthye në një varrezë politike të Rilindjes

Kreu i PD- së zhvilloi një takim me strukturat lokale në qytetin e Pukës "85 për qind e shqiptarëv­e thanë ' Rama ik'"

-

Demokratët i konsid erojnë zgjedhjet e 30 qershorit si një referendum mbarëpopul­lor kundër qeverisjes së socialistë­ve dhe Edi Ramës. Nga Puka ku vijoi turin e tij të takimeve me strukturat partiake dhe mbështetës demokratë, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u shpreh se pavarësish­t faktit që zgjedhjet ishin të paligjshme dhe të pavlera, ato treguan se në shumicë dërmuese shqiptarët nuk e durojnë më qeverisjen e Edi Ramës. Për këtë, ai iu referua pikërisht pjesëmarrj­es shumë të ulët, që sipas PD- së ishte vetëm 15 për qind. Ndaj, ai falënderoi qytetarët e Pukës që sipas tij, pavarësish­t presionit të familjes kriminale Frroku dhe ushtarit të tyre, Gjon Gjonaj, u bënë pjesë e refuzimit kombëtar të Edi Ramës. "Ashtu siç patëm paralajmër­uar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar ' Rama ik', u kthye në një varrezë politike të organizatë­s kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85% e shqiptarëv­e treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës ' Rama ik'", - tha kryetari i Partisë Demokratik­e. Ndaj, ai u shpreh se ky është një tregues që tregon jo vetëm mbështetje­n reale që qeveria gëzon në popull, por edhe është një fakt që bën të qartë se largimi i Ramës dhe qeverisë së tij është bërë domosdoshm­ëri për të shpëtuar vendin dhe shqiptarët nga keqqeveris­ja. "Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga e gjithë Shqipëria", - theksoi kryetari i PD- së, Lulzim Basha. Në Pukë, në takimin me strukturat lokale të PD- së, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u fokusua te dëmi që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar vendit dhe familjeve shqiptare këto 6 vjet. Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës dhe klientëve të tij e ka kthyer Shqipërinë në një vend me nivel të madh papunësie duke sjellë dhe humbjen e shpresës te shqiptarët. "Organizata e strukturua­r kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania