Gazeta Shqiptare

Kreu i PD- së: Dako nuk del para drejtësisë se mbrohet nga Rama

-

Kryetari

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka akuzuar dje kryeminist­rin Edi Rama se është mbrojtësi kryesor i Vangjush Dakos, pavarësish­t se tashmë ai është një person i padëshirua­r edhe nga SHBA si i korruptuar. Në dy reagime në rrjetet sociale, kryedemokr­atike theksoi se Dako pavarësish­t se është i etiketuar zyrtarisht nga SHBA si i përfshirë në afera korrupsion­i, ai në Shqipëri nuk del para drejtësisë. Dhe kjo sipas Bashës, për të vetmen arsye se mbrohet nga Rama. "Hajduti psikik po bën ç'të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria. Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për "përfshirje në raste të mëdha korrupsion­i" ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsion­i. Kjo sepse

ndodh në Pukë e në të gjithë vendin", - u shpreh Basha. Duke e cilësuar parlamenti­n si landfillin e republikës, kryetari i Partisë Demokratik­e tha se çdo vendim i marrë prej tij është kundër interesit publik. Këtu ai solli në vëmendje të gjitha vendimet që i japin me koncesion pasuritë dhe punët publike njerëzve të lidhur me qeverinë. "Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, Dako mbrohet nga Rama", - tha Basha. Më tej, ai shtoi se Dako nuk është thjesht një politikan i korruptuar, por pjesë e krimit të organizuar, me të cilin sipas tij vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. "Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me

lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëv­e, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëv­e, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psikik Edi Rama", - theksoi kreu i opozitës. Lulzim Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi ta e merr dhe e mban pushtetin", - shtoi Basha. Prandaj sipas Bashës, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve. Ndërkohë që më pas Basha postoi edhe disa fragmente nga përgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane "Bild" dhe që kanë lidhje me vjedhjen dhe blerjen e votave në Shijak. "Pse hesht hajduti psikik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimev­e për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon? Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorin­ë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama- Dako- Avdylaj", - shkroi Basha bashkë me videon e përgjimeve.

Ramës, i cili sipas tij me grabitjen dhe babëzinë e treguar po e bën gjithnjë e më të vështirë jetën e shqiptarëv­e. "Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit", u shpreh Basha në Pukë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania