Gazeta Shqiptare

Dekriminal­izimi, Pjetri: Gati të verifikohe­m, por jo mbi indicie publike

PD akuzon kryebashki­akun e ri të Shkodrës se ka fshehur të shkuarën kriminale Bardhi: Pjetri hesht dhe nuk shpjegon pse ka gënjyer

-

Një ditë pasi dorëzoi në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me letrën përmes së cilën kërkonte hetim për pastërtinë e figurës së kreut të ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi është shprehur i bindur se kryebashki­aku socialist ka fshehur vendimin e autoritete­ve italiane për ta depërtuar si të përfshirë në një vepër penale. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Bardhi ka theksuar se heshtja e vetë Valdrin Pjetrit është një konfirmim i këtyre akuzave. "Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë Bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Partisë Demokratik­e drejtuar prokuroris­ë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur të kaluarën me formularin e dekriminal­izimit. Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindësh­it të stërpakicë­s që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminal­izimit", - tha numri dy i Partisë Demokratik­e. Më tej, Bardhi theksoi se kryebashki­aku ende i pabetuar i Shkodrës ka detyrimin moral dhe ligjor që t'u shpjegojë qytetarëve të Shkodrës dhe gjithë opinionit publik, sepse është depërtuar dhe pse nuk ka shkelur në Itali prej shumë vitesh. "Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me radhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime?", shkruan Bardhi ndërsa thekson se bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht edhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij. "Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht edhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij. Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë!", - shkroi Bardhi.

PËRGJIGJA

Por nuk ka munguar përgjigja e vetë kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, lidhur me akuzat publike të Partisë Demokratik­e. Duke iu përgjigjur interesit të mediave lidhur me këtë çështje, Pjetri është shprehur i hapur të verifikohe­t figura e tij, por nuk ka pranuar që gjykimi i tij të bëhet mbi ba

zën e denoncimev­e që mund të vijnë nga publiku. Në një bisedë telefonikë për "Balkanweb", Pjetri tha së është njohur mbi shkresën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, i cili sipas tij bazohet në "indicie publike". "Sigurisht që jam shumë i hapur mbi çdo verifikim timin, por jo mbi ' indicie publike'. Askush më mirë së Institu

cioni i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucio­ni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikime­t e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z. Bardhi të bërë në emër të Partisë Demokratik­e", - tha Valdrin Pjetri. Partia Demokratik­e ka ngritur dyshime se kreu i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminal­izimit, duke gënjyer institucio­net shtetërore dhe opinionin publik. Ndaj, Partia Demokratik­e i është drejtuar me një shkresë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me përmes së cilës i kërkon të verifikojë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, për të cilin thekson se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminal­izimit.

 ??  ?? Kreu i ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri
Kreu i ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania