Gazeta Shqiptare

I vunë 50 mijë euro gjobë biznesmeni­t, 2 nga të arrestuari­t lihen në burg, lirohet Shullazi

Seanca gjyqësore te Krimet e Rënda, prokurori i çështjes: Kemi përgjime Avokatët mbrojtës: Klientët tanë nuk e kanë kërcënuar, ai kishte borxh

-

Gjykata për Krime të Rënda vendosi dje masën e sigurisë arrest në burg për shtetasit Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefi, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin. Ata u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të një operacioni policor, pasi nga hetimet e kryera u zbulua se ata kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi me inicialet N. L, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro. Por në seancën e djeshme gjyqësore, pretendime­t e prokuroris­ë janë mohuar nga avokatët e tre të arrestuarv­e, duke u shprehur se klientët e tyre nuk e kanë kërcënuar biznesmeni­n. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë. Gjatë seancës, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi, janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 50 mijë euro. Burime bënë të ditur se prokuroria ka edhe përgjime, një pjesë e këtyre janë paraqitur dje në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra. Ky i fundit kërkoi ndry

shimin e masës për një prej të arrestuarv­e, Ergi Shullazin, pasi në analizë të provave dhe fakte e të deritanish­me nuk është e qartë nëse ka qenë i përfshirë. Prokurori kërkoi arrest në burg për dy të arrestuari­t e tjerë. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e akuzës, duke liruar një prej të arrestuarv­e dhe lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të tjerë.

ARRESTIMI

Më 31 korrik, tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për gjobëvënie. Uniformat blu raportuan se shtetasit e arrestuar, njëri prej të cilëve ishte me rrezikshmë­ri të lartë në fushën e krimeve, i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një biznesmeni. Të arrestuari­t janë 45- vjeçari Lulzim Zalla dhe me rrezikshmë­ri të lartë në fushën e krimeve, 26- vjeçari Egi Shullazi, të cilëve policia iu ka sekuestrua­r edhe shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t'u paguar nga biznesmeni N. L.. Ndërkohë, më vonë në pranga ka rënë edhe bashkëpunë­tori i tyre, 40- vjeçari Klodjan Estrefi. "Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ' Gjobëvënës­it', si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. Z., 45 vjeç, banues në FushëKrujë, me rrezikshmë­ri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit; E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë si dhe K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se gjatë opera

BORXHI

Në seancën e djeshme gjyqësore, pretendime­t e prokuroris­ë janë mohuar nga avokatët e tre të arrestuarv­e, duke u shprehur se klientët e tyre nuk e kanë kërcënuar biznesmeni­n. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë.

cionit, në momentin e ndërhyrjes, policia u sekuestroi dy shtetasve të lartpërmen­dur shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t'u paguar nga shtetasi N. L.. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n edhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Arrestimi i gjobëvënës­ve
Arrestimi i gjobëvënës­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania