Gazeta Shqiptare

"Plazh i lirë", policia liron 3500 m2 plazh në Durrës dhe Lezhë, 10 persona të proceduar

100 subjekte me 30 mijë shezlongë të paligjshëm janë vendosur nga Saranda në Velipojë Mes personave nën hetim, edhe dy drejtorët e ' Tatimeve'

-

Pas aksionit të ndër marrë në Ksamil për pastrimin e hapësirave të plazhit, stacioni i radhës ka qenë Durrësi dhe Lezha. Në kuadër të operacioni­t "Plazh i lirë", burime zyrtare nga policia bënë me dije se në dispozicio­n të pushuesve tashmë janë rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme nga disa shtetas. Mësohet se në Durrës janë proceduar penalisht 7 shtetas nga të cilët 3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Zënia e hapësirave publike", 3 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike" si dhe drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, Luan Dajko për veprën penale "Shpërdorim detyre". Ndërsa në Lezhë janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë. Bëhet fjalë për Arben Ndoj.

AKSIONI NË DURRËS

Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpuni­min me TaskForcën e ngritur nga prefekti i qarkut Durrës

SUBJEKTE

Sipas burimeve policore, janë 100 subjekte me 30 mijë shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme në listën e zezë si shkelës të ligjit në Sarandë, Velipojë, Tale dhe Durrës. Shezlongët janë vendosur nga biznese të palicencua­ra, që kanë shkelur kontratat e qirave me pushtetin lokal dhe nga ato që nuk japin kupon. Ndërkohë që dy ditë më parë u liruan 4 mijë m2 plazh në Ksamil të zaptuara nga privatët.

dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës duke monitoruar, kontrollua­r dhe goditur informalit­etin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. Q., A. K. dhe G. D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin

aktiviteti­n e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale. Po në vijim të operacioni­t u proceduan penalisht edhe shtetasit: Sh. T., P. Gj., banues në Tiranë dhe D. I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësir

at publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin L. D., banues në Durrës, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë, Durrës, pasi nuk ka ushtruar kontroll ndaj aktiviteti­t të shtetasve të lartpërmen­dur.

AKSIONI NË LEZHË

Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë në vijën bregdetare Tale. Gjatë operacioni­t u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D. D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligj­shme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi. Po gjatë operacioni­t u procedua penalisht shtetasi A. N., me detyrë drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdorua­r detyrën. Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar u kaluan prokuroriv­e respektive për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorim­i detyrës. Operacioni do të vijojë në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicio­n të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligj­shme, me qëllim fitimin. Sipas burimeve policore, janë 100 subjekte me 30 mijë shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme në listën e zezë si shkelës të ligjit në Sarandë, Velipojë, Tale dhe Durrës. Shezlongët janë vendosur nga biznese të palicencua­r, që kanë shkelur kontratat e qirave me pushtetin lokal dhe nga ata që nuk japin kupon. Ndërkohë që dy ditë më parë u liruan 4 mijë m2 plazh në Ksamil të zaptuara nga privatët.

 ??  ?? Plazhi i Durrësit
Plazhi i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania