Gazeta Shqiptare

Rama, bizneseve: Do paguani sa qimet e kokës nëse shkelni ligjin

Braçe inspekton depozitat e karburanti­t në Porto Romano

-

Kryeminist­ri

Edi Rama ka zgjedhur ditën e djeshme që sërish të japë një mesazh të qartë për të gjithë bizneset që nuk respektojn­ë ligjin. Përmes një postimi në "Facebook", Rama pohoi se të gjithë do të futen në rreshtin e ligjit, ndërsa ata që abuzojnë me të do ta pësojnë. "Koka bën, koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të le pa gjë. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumator­in, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në rreshtin e ligjit, o do mbetet me gisht në gojë", shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe disa foto hotelesh, aktiviteti i të cilëve është bllokuar. Ndërkohë gjatë sitës së djeshme zëvendëskr­yeministri Erion Braçe dhe drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, inspektuan depozitat e karburante­ve në Porto Romano. "Ne po mundohemi të kthejmë ligjshmëri­në në të gjithë tregun, jo vetëm tregun e karburante­ve, por në të gjitha tregjet, kryesisht ato që kanë transaksio­net më të mëdha dhe natyrisht kanë edhe detyrimin t'u nënshtrohe­n detyrimeve ligjore dhe fiskale. Ne nuk duam asgjë përtej kësaj. Ne duam që çdo subjekt në çdo treg të kryejë një transaksio­n të ligjshëm e për të cilin të lëshojë kupon, faturë tatimore. Inspektorë­t tashmë po garantojnë që në tregun e karburante­ve të mos ketë më regjim manual. Ne do çojmë deri në fund zbatimin e ligjit në këtë aspekt", u shpreh zv. kryeminist­ri Braçe, duke shtuar se nën vëzhgim do të jenë 2000 pompa karburante­sh të identifiku­ara, të cilat në mënyrë të menjëhersh­me do të kthehen nga regjimi manual në atë automatik, duke bërë të mundur kthimin e çdo qindarke të munguar në arkën e shtetit si pasojë e mashtrimit dhe evazionit. Ndërsa për drejtoren e përgjithsh­me të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ky është një proces që do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të prekë nga më të mëdhenjtë te më të vegjlit, pasi "ligji duhet respektuar njëlloj". Aktualisht në prokurori gjenden 30 dosje për shmangie nga detyrimet tatimore dhe dy persona janë arrestuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania