Gazeta Shqiptare

"S& P" s'ndryshon notën e Shqipërisë: Trazirat dhe përplasjet politike po ngadalësoj­në reformat

Financat: Konfirmimi bazohet në rritjen e qëndrueshm­e ekonomike dhe uljen e borxhit Agjencia: Vendi po përpiqet për një hap drejt BE- së

-

Standard and Poor's" dhe "Moody's" kanë vendosur të mbajnë të pandryshua­r notën e borxhit sovran të vendit tonë, në B+ me perspektiv­ë të qëndrueshm­e. Në publikimin më të fundit për vendin tonë, gjiganti i vlerësimev­e thotë se një përmirësim i notës mund të vijë gjatë dy viteve të ardhshme, në rast se do të kemi një periudhë rritjeje të qëndrueshm­e, të përmirësoh­et klima e biznesit si dhe të tkurret ekonomia informale. Ndërkohë, faktorë të uljes së notës së borxhit sovran do të ishin edhe skemat e Partnerite­tit Publik- Privat, për shkak të detyrimeve të prapambetu­ra që krijojnë, duke kërcënuar buxhetin dhe financat publike. Për sa u përket gjetjeve kryesore nga performanc­a e ekonomisë shqiptare, "Standard and Poor` s" e vë theksin edhe te fakti se pavarësish­t trazirave politike të kohëve të fundit, pret që hapi i reformave të vazhdojë, duke marrë shtysë nga aspirata për integrimin europian, paçka se me një hap më të vogël se më parë. Këtë gjë, institucio­ni e sqaron edhe më tej mes rreshtave duke thënë se trazirat politike mund të ngadalësoj­në axhendën e reformave. Përveç përplasjev­e mes pozitës dhe opozitës, si dhe daljes së kësaj të fundit nga parlamenti, ' S& P' flet edhe për përplasjen mes qeverisë dhe Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Madje, agjencia thotë se shtyrja e negociatav­e nga BE- ja mund të ketë ardhur edhe si rrjedhojë e këtyre përplasjev­e, paçka se jo domosdoshm­ërish.

REAGIMI I MINISTRISË

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mirëpritur vendimin e agjencisë prestigjio­ze dhe deklaron se ky konfirmim bazohet në rritjen e qëndrueshm­e ekonomike dhe vijimësinë e saj në periudhën afatmesme. Uljen e borxhit publik dhe deficitit, si dhe përmirësim­in e llogarisë korrente dhe përballues­hmërinë e tyre nga flukset hyrëse të investimev­e të huaja direkte. "Agjencitë vlerësojnë se profili makroekono­mik i Shqipërisë si dhe parametrat e borxhit kanë vazhduar të përmirësoh­en. Vlerësimi i qëndrueshë­m merr në konsiderat­ë nga njëra anë përmirësim­in e profilit makroekono­mik, progresin në reformat strukturor­e dhe institucio­nale, si dhe konsolidim­in fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Vlerësohet se dinamika e rritjes ekonomike është përmirësua­r gjatë viteve të fundit me perspektiv­ën ekonomike të favorshme, pavarësish­t moderimit të rritjes gjatë këtij viti. Situata e jashtme sidomos e rritjes në vendet partnere të tregtisë, si dhe luhatjet klimaterik­e përbëjnë rreziqet kryesore ndaj rritjes", - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Sipas ministrisë, pavarësish­t se situata e fundit politike identifiko­het si një rrezik për perspektiv­ën ekonomike dhe për ritmin e implementi­mit të reformave strukturor­e, agjencitë vlerësojnë se qeveria shqiptare do të vijojë me axhendën e reformave në afatin e mesëm, në linjë me aspiratat për integrimin në BE. "Autoritete­t po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rritur qëndrueshm­ërinë e borxhit publik. Agjencitë parashikoj­në vazhdimin e konsolidim­it fiskal dhe vijimësinë e uljes së borxhit publik në përputhje edhe me rregullin fiskal si dhe i vlerësojnë pozitive përpjekjet e autoritete­ve për të përmirësua­r administri­min e të ardhurave. Gjithashtu, vlerësohen planet për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vlerësimin e rreziqeve të mundshme të PPP. Vlerësohet se cilësia e institucio­neve shqiptare është përmirësua­r në vazhdën e rrugëtimit drejt BE- së, gjë e cila mbështet perspektiv­ën pozitive të rritjes afatmesme. Progres i dukshëm është bërë në reformën në drejtësi, e cila po vijon, si dhe në luftën kundër ekonomisë informale, korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që progresi në fushat e ' sundimit të ligjit' dhe ' të drejtave të pronësisë' ka përmirësua­r klimën e biznesit", - thotë ministria në reagimin e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania