Gazeta Shqiptare

Roza Anagnosti: teatri është memorie, protestues­it pakicë fisnike

Sonte Justina Aliaj mbledh publikun në sallë me "Mbretëresh­ën" Sonte nata e 16 që ruhet 24 orë Spiro Duni do teatër të ri, Elina Duni mbështet protestues­it

-

Qëndresa për teatrin vazh don me art dhe me rojë. Tashmë gardianët e godinës janë jo vetëm artistë: pedagogë, arkitektë, inxhinierë, infermierë, gazetarë, sociologë, urbanistë, mësues, ish- punonjës të administra­tës së TK, shkrimtarë dhe njerëz që në përditshmë­rinë e tyre bëjnë punë të ndryshme, netët i kalojnë në oborrin ku dikur pas shfaqjeve takonin miqtë. Janë kohë të tjera dhe motoja e kahershme "Eja në teatër" ka tjetër peshë. Tashmë arti që bëhet aty është i drejtpërdr­ejtë, është art i angazhuar, sepse koha kur mesazhet vinin përmes nëntekstev­e vijnë krejt të drejtpërdr­ejta dhe është pikërisht kjo, që i bën njerëzit të mblidhen aty. Përtej bindjeve politike të secilit, ka një bindje që i bashkon: mbrojtja e teatrit me çdo kusht.

SHFAQJA

Sonte më 4 gusht, ora 20.30 në skenën e rihapur të Teatrit Kombëtar interpreto­het "Mbretëresh­a", monodramë nga Rexhep Qosja, interpreto­n Justina Aliaj ( Mjeshtre e Madhe).

"Të interpreto­sh tragjedinë ' Mbretëresh­a' është cilësuar sa e vështirë aq edhe privilegj për aktorët. Ajo na paraqitet shumëplanë­she në tërë kompleksit­etin e saj si figurë, e të tërheq fort, duke e ndjekur nga fillimi deri në fund të veprës. Ngjarja zhvillohet rreth vitit 229 p. e. s. Mesazhi që transmeton kjo vepër është sa i qartë, aq edhe bindës:

Smira, lakmia, urrejtja, ambiciet pushtetore ( siç e cilëson autori), mund të çojnë deri në asimilimin e një kombi".

ROZA ANAGNOSTI

Nuk jam natyrë e fjalimeve e kam të vështirë, por dua që të përshëndes të gjithë këta qëndrstar. Unë e kam thëne dhe herë tjetër që partia ime është arti im, prandaj mos ti ngatërrojm­ë gjërat. Kjo është memorie, është histori, nuk ke pse e shkruan me fjalë historinë nëse e ke këtu. Kanë nsiur shumë institucio­ne, por teatri ka qenë zëri më I madh, kanë punuar shum artistë që nuk jetpojnë më, pore dh ejetojnë. Por energjia e atyre që nuk jetojnë më, na ka dhënë jetë. Unë sjam arkitekte jam artiste. Duke dëgjuar arkitetët ata thonë se mund të bëhet I mrekullues­hëm. Maks velo që është arkitekt edhe që e njeh jetën shumëmë mirë se ne thotë që ky mund të behet një tetaër I mrekullues­hëm.. teatri ka nevojë për operacion siç është edhe njeriu. Por ti do ta lësh që të vdes, por ti duhet që ta bësh operacion. Besnik Didari diku thoshte që kanë fituar dhjetë me ero. Këtu nuk ësht puna të prishte, por ne të fitojmë nje tetaër. Kush nuk e do një tetar të r? të behet rikonstruk­iosni të gjendet kjo punë. Unë them se edhe brezat e rinj e kanë në dorë në kuptimin e mirë të fjalës që ta thonë atë që ndiejnë se ky vend shkel në tokë. Mua më bëri përshtypje një thënie e një këngëtari të madh, Ramë Lahaj, mundesh me kene me fat që ti biesh tërë dynjasë rreth e përqark, por dasninë si në këtë tokë nanë se gjen askund. Mundësitë janë të pakta që të jem këtu çdo ditë, por me shpirt jamë këtu. Që janë pakicë, por janë fisnik edhe me një gjuhë mjaft të kursyer. Ne nuk duam agresivite­t, por duam më të mirën. Ne nuk nisemi nga interesi persona; mua më kujtohen fjalët e Ali Asllanit, unë edhe bota. Unë I marrë, gjysh edhe stërgjysh, e di bota si edhe qysh, cilën kemi më të shenjtë m të dashur edhe më të shprenjtë, e dhe me cilët bëjmë be, be për qiej, për dhe, be për tokën komëbatre edhe për ty o tokë bujare. Sesa miq edhe sa shokë kanë lënë kokën edhe kanë marrë tokë. Tokë o tokë që ske të dytë, kush të prek I dalshin sytë… Eh këtë bta të gjithë dinë, por kjo botë hakërrohet ehde më thotë, mbret jam unë edhe zot je ti kuvendimi është I kot me ata që kanë fuqi, ai flet me zë të plot unë profit, unë perëndi. Bota ndalet, por unë çfarë jam?...

Me mirëkuptim ta dinë që kemi një qëllim fisnik, duam që të ruajmë memorien, historinë, përse ta heqim, nuk e kemi për qëllime të tjera. E mos të harrojmë që kam 40 vite në këtë tokë, prandaj më takon që të them ndjesinë time

Për "Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit" është dëshpërues­e sesi "diktatori po vendos përballë prindin ndaj fëmijës në lidhje me kauzën e teatrit". Bëhet fjalë për këngëtaren Elina Duni, e cila doli pro kauzës dhe babait të saj, Spiro Duni, që sipas "Aleancës" po përdoret nga Rama për të dalë kundër kauzës. "Akoma më e trishtuesh­me ama, është të shohësh se me sa duket Elina e ka fshirë tanimë atë prononcim publik. E megjithatë, ne si AMT e falënderoj­më atë", përfundon postimi.

POSTIMI I KRYEMINIST­RIT

Kryeminist­ri shkroi dje se Spiro Duni, aktor dhe regjisor, që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komuniteti­t teatror që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellë­n prej tallashi të politikanë­ve aktorë e të aktorëve politikanë të shembet një orë e më parë për t'ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, Spiro Duni është shprehur se "ndërtimi i teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohje­s në hollet e tempullit të ri"!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania