Gazeta Shqiptare

Skënderbeu në arrest

-

paganët dhe do t'i mundë ata. Harruat se vendimet e Zotit për mendjen e njerëzve ndonjëherë duken si të pakuptimta dhe çështjet njerëzore i transmetoj­në me rrugë të ndryshme, ku njerëzit janë mjete të vullnetit të Zotit".

Duke dëgjuar fjalët frymëzuese të fratit Pal, Gjergji i vogël do të dëshironte të ishte në rolin e mjetit në dorën e Zotit, si shigjetë e kalorësit të krishterë për të goditur gjoksin e paganit mizor. Në rast se kjo nuk do të ishte e mundur, do të dëshironte të shihte armikun nga afër, i cili kish friksuar princërit e moshuar shqiptarë. Dhe për këtë ndodhi një rast për ta realizuar. Pikërisht, Gjon Kastrioti do të dërgonte njerëzit e vet me detyrë për ta informuar sesi do të vepronin turqit.

Me princërit donte të shkonte edhe ky djalosh, por atë e ndaluan. Për këtë ai u trishtua shumë, por mendimi për armikun e fuqishëm e shqetësont­e pa pushim. Mendohej të paktën të ndodhej aty, pranë këtyre luftëtarëv­e të pamundur deri atëhere, për të parë edhe armën e re që e kishin futur në përdorim.

Përderisa turqit dinë të luftojnë kaq mirë, duhet të mësosh artin e tyre. Duhet të bindemi se ku mbështetet fuqia e tyre fitimtare. Këto mendime nuk e lejonin djaloshin të flinte. Prandaj, ai u ngrit nga shtrati, u vesh dhe vrapoi natën i vetëm drejt kufirit të largët.

Dita agoi kur djaloshi mbërriti në kufi dhe u bashkua me njerëzit që ishin dërguar nga princi, të cilët u çuditën sesi Gjergji kish ardhur aty. Përpara se ta pyesnin se ç'i duhej atij të

gjysmë hënën në ngjyrë floriri.

Djaloshi shikonte e shikonte, shqyrtonte, mendonte dhe bëri gjetje të zgjuara se njerëzit e gjysëm hënës ishin krenarë dhe i flisnin njeri- tjetrit.

- Flasin sikur të ishin pleq! Si luftëtarë me përvojë!

Gjatë kohës që Gjergji shihte në drejtim të turqëve, komandanti i tyre, veziri i madh Ibrahim pasha, filloi bisedimet me princin shqiptar. Ato zhvillohes­hin si me një njeri të rënë nga froni, ndaj të cilit kundërshta­ri më i fuqishëm i kish futur thikën në fyt. Me peshën e tij, kampi turk i padukshëm shtypi Shqipërinë e vogël, e cila u detyrua të pranonte diktatin e vezirit të madh, që ishte një besnik në shërbim të padishahut.

Veziri i madh i premtoi paqe Shqipërisë dhe marrëdhëni­e të fqinjësisë së mirë me Turqinë, me kusht që, për të mos shkelur paqen, princi shqiptar Gjon Kastrioti, duhet t'i dorëzonte katër djemtë e tij si pengje tek Sulltanit, përfshi edhe Gjergjin e vogël, që në këtë çast ishte duke vrojtuar kampin turk.

Në pamundësi për t'i bërë ballë armikut që kishte në shpinë, princi shqiptar u detyrua të pranonte kushtet e vëna nga turqit.

Princ Kastrioti u detyrua të bënte sakrificën më të madhe për të shpëtuar Shqipërinë, duke u dhënë djemtë armiqve. Zemra e atit të mjerë sa s'po pushonte, ndërsa nëna lëshoi një rrëke lotësh. Por nuk kish asnjë zgjidhje tjetër. Sikur princi të mos pranonte këto kushte të diktuara nga veziri i madh, ushtritë turke do të sulmonin shqiptarët që në atë çast, por ata nuk ishin të armatosur dhe, për pasojë vendi do të mbulohej me përrenj gjaku.

Kështu që princi nuk mund të mos i pranonte kushtet. Kërkoi vetëm një gjë, që turqit, pas katër viteve, t'i jepnin djalin e madh që në atë kohë ishte katërmbëdh­jetë vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania