Gazeta Shqiptare

Shqiptarët në malet e tyre

-

A mos vallë shqiptarët që banojnë në male të pakalueshm­e nuk janë në gjendje të luftojnë me armën e re, me "topat" ( siç i quajnë kështu armatat). Këtë armë të tmerrshme shqiptarët nuk e kanë dhe mos vallë nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë atdheun e tyre të dashur? Oh, jo, ata nuk janë në gjendje t'i kundërvihe­n kësaj fuqie të madhe. Ata po i pret robëria tek paganët e tmerrshëm. Robëria është njëqind herë më e hidhur nga vdekja. Të parët e burrave shqiptarë ishin në dëshpërim.

vinte aty, ai tha me krenari:

- Erdha të shoh ushtritë turke.

Pas kësaj filloi të mbikqyrë nga larg kampin e ushtrisë turke. Dhe kishte çfarë të shihte!

Në kufirin me Shqipërinë kontrollon­in rojet turke, pas tyre rreshtohes­hin topat e fuqishëm me grykat e drejtuara nga territori i Shqipërisë që shkëlqenin nën dritën e diellit. Gjergji numëroi njëzet prej tyre. Ndërmjet ushtarëve që ndodheshin në kamp, ndriçonin çadrat e bardha, të cilat, si të thuash, formonin një qytezë të ngritur nga toka. Në qendër shpalosej çadra e vezirit të madh, e zbukuruar me qilima dhe në majë të saj, shpalosej flamuri i kuq me

"Jam i moshuar - tha princi - prandaj djali më i madh do të më duhet për ndihmë për të administru­ar vendin, sepse me kalimin e viteve po më lënë fuqitë".

Këtë kërkesë, veziri i madh e pranoi me mirësi.

Pas kësaj, u desh që marrëveshj­a të vihej në jetë. Me lot në sy, gruaja e princit u përgatiti djemve gjithshka të nevojshme për rrugë.

Lotët e nxehta të nënës, djaloshi i ndjeu në fytyrën pas tridhjetë viteve, duke kaluar në atë çast nëpër ngushticat e burgut. Por në kujtesë i kishin mbetur jo vetëm lotët e nënës, por edhe dhembja për të atin, që përcillte djemtë për në kampin turk. Kujtonte sesi në çastin e ndarjes, kur veziri i madh duke respektuar dhembjen e të atit, e la atë për t'u takuar bashkë me djemtë, duke u gjunjëzuar dhe përfolur nxehtësish­t lutjet në kohën kur ja dorëzoi djemtë Zotit për t'u përkujdesu­r. Këto kujtime i nxorën djaloshit lotë nga sytë, sepse atëhere pa të atin për herë të fundit dhe nuk do ta shihte më herë tjetër. I lodhur dhe i dërmuar nga fatkeqësit­ë, Gjon Kastrioti u nda nga jeta përpara se Gjergji të kthehej në atdhe.

Veziri i madh i dorëzoi pengjet e princit në oborrin e padishahut. Ai urdhëroi që djemtë e princit shqiptar të rrethohen me përkujdesj­e që as nuk e kishin menduar në shtëpinë e prindërve. Atyre u dhanë nga ushqimet më të përzgjedhu­ra, nga ëmbëlsirat më të kërkuara, i veshën me rroba të reja dhe u krijuan kushte komode banimi. Pengjeve më të rinj në moshë nuk ju caktua asnjë lloj detyre dhe nuk i detyruan të merren me asnjë lloj pune. Kështu, djemëve ju dhanë liri të plotë.

Përse padishahu veproi në këtë mënyrë me pengjet shqiptare?

Pra, pse? Sepse padishahu mendonte se në varfërinë dhe në jetën monotone të princave shqiptarë, ata do të rriteshin në mjerim, si fëmijë fatkeqë. Tani ndodheshin në pallatin e padishahut, gjoja në portën e ferrit, ku u ishte shtrirë dora pagane.

Djemtë e shkëputur me forcë nga gjiri i familjes, në fillim i merrte malli, qanin, por me kalimin e kohës u përshtatën me mirëqenien dhe me komoditete­in që u ishte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania