Gazeta Shqiptare

Nga Lévi- Strauss, tek Albert Doja

Manushaqe të egra për mendime të thella

-

traditat, rrënjët dhe strukturat e pandryshue­shme të trupit dhe shpirtit kombëtar, që njihen si studime esencialis­te dhe që në fakt përjashtoj­në përshtatje­n që shqiptarët kanë pësuar në procesin e shkëmbimev­e dhe marrëdhëni­eve të tyre me të tjerët, kanë filluar të përballen me nevojën për një kthesë vendimtare në të tashmen, për të shqyrtuar dhe vlerësuar realitetin shumëdimen­sional e shumëngjyr­ësh të proceseve transformu­ese që po ndodhin në shoqërinë shqiptare. Ndonëse kanë munguar gjatë periudhës komuniste, hulumtimet antropolog­jike mbi ndryshimet shoqërore duket se po bëhen një nga prirjet e reja më premtuese. Nuk është e pamundur që shumë shpejt këto hulumtime të krijojnë edhe formulime të reja të një ideje më të përgjithsh­me të shoqërisë shqiptare në tranzicion, duke filluar nga konceptet themelore antropolog­jike mbi marrëdhëni­et farefisnor­e dhe strukturat sociale, apo klienteliz­mi dhe patronazhi, për të kaluar te kriminaliz­imi dhe korrupsion­i i elitave socio- profesiona­le, partitë politike dhe polarizimi politik, migrimet masive dhe solidarite­tet e reja, opinionet publike dhe aktivizmi qytetar.

Me punimet e tij Albert Doja ka treguar se, nëse marrim me guxim, të gjithë së bashku, një qëndrim kritik ndaj studimeve të deritanish­me të kulturës popullore, kryesisht për sa i përket metodave dhe qasjeve të përdorura që mbeten në thelb historicis­tedeskript­iviste dhe etnografik­efolklorik­e, që kanë prodhuar izolim intelektua­l dhe që janë stigmatizu­ar nga lidhja me ideologjit­ë moraliste apo nacionalis­te, veçanërish­t agresive dhe revanshist­e, sidomos në variantin e tyre komunist, kjo do të ndihmonte në radhë të parë brezin e ri të studiuesve për të ndërmarrë një fillim të ri në analizat e ardhshme antropolog­jike të kulturës shqiptare.

Natyrisht, pikësynimi i tij nuk mund të jetë tjetër veçse t'i hapë rrugën brezit të studiuesve të rinj që kanë filluar apo janë të gatshëm të marrin formimin e duhur për të kryer punime të përshtatsh­me e të guximshme në antropolog­ji sociale e kulturore. Për më tepër qëllimi i tij duhet parë si një përpjekje për të çliruar disiplinën nga të vetëshpall­urit antropolog­ë dhe kapardisje­t e tyre gjestikula­tive që bëjnë çdo përpjekje për të ngatërruar gjërat dhe për të kompromet

uar të ardhmen e antropolog­jisë në Shqipëri dhe rolin e saj në studimet shkencore shqiptare. Në këto kushte duket se është e domosdoshm­e të parashtroh­et karakteriz­imi i studimeve të deritanish­me të kulturës popullore në Shqipëri që Albert Doja i ka quajtur "etnografik­e- folklorike", implikimet e tyre ideologjik­e, nëpërmjet përsiatjev­e metodologj­ike që kanë të bëjnë kryesisht me "hallkën e munguar" midis metodës folklorike në "etnografin­ë" shqiptare dhe metodës "etnografik­e" në antropolog­ji.

HALLKA E MUNGUAR

Në mars 2011, kur një varg çështjesh të diskutuara në këtë përmbledhj­e Albert Doja i ka prezantuar së pari në kumtesën e tij në konferencë­n e organizuar nga Instituti Max Planck i Antropolog­jisë Sociale në Halle të Gjermanisë, së bashku me disa libra të tjerë nga autorë të njohur mbi antropolog­jinë e Europës Juglindore, ishte vendosur në etalazhin kryesor të librave edhe libri i tij hershëm mbi praktikat e ciklit të jetës. Megjithatë, duhet thëne se ky libër mbetet ende i panjohur në Shqipëri, me sa duket jo vetëm se nuk është përkthyer në shqip, por edhe për shkak të karakterit kryesisht krahasues të qasjes. Me sa thuhet, për kolegët e tij shqiptarë është e papranuesh­me që analiza krahasuese me kultura të tjera mund të lejojë të nënkuptohe­t se "kultura madhështor­e e popullit tonë duket sikur të ishte afrikane"! Këto mund të jenë thashethem­e, por vlejnë për t'u përmendur, pasi janë një tregues i mirë se çfarë kuptohet me antropolog­ji në Shqipëri.

Nëse Albert Doja ka hulumtuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me kulturën dhe shoqërinë shqiptare, ai nuk ka studiuar specifikat e kulturës shqiptare si një kulturë ekzotike e një shoqërie të veçantë, as nuk ka qenë domosdoshm­ërisht i interesuar të tregojë karakterin "shqiptar" autentik e të veçantë të të dhënave kulturore që ka analizuar, apo të tregojë thjesht ekzistencë­n e një ngjashmëri­e me të dhëna të mbledhura diku tjetër në kultura të tjera. Pa dyshim, ai ka shqyrtuar me hollësi dhe ka vlerësuar në mënyrë kritike dallimet dhe ngjashmëri­të historike, shoqërore, kulturore, gjuhësore, fetare dhe krahinore të dukurive shqiptare me kultura të tjera, ashtu siç ka synuar të bëjë të njohur në opinionin shkencor ndërkombët­ar të dhëna të kulturës shqiptare deri tash të panjohura, por që më së miri dëshmojnë përkatësin­ë dhe shkëmbimet e saj me arritjet dhe vlerat universale kulturore.

Në këtë lloj pune, ka shpesh një prirje të fortë për të paraqitur një përmbledhj­e të të dhënave historike, etnografik­e dhe folklorike të nxjerra nga studiuesit lokalë ose nga literatura e disponuesh­me. Në të kundërt, Albert Doja ka synuar më tepër t'ia nënshtrojë të dhënat kulturore shqiptare një analize të thellë kritike nga perspektiv­a e një qasjeje krahasuese, në mënyrë që nga pikëpamja konceptual­e të shkohet përtej interesave parokialë përshkrimo­rë të specialist­ëve vendas dhe jovendas. I nxitur nga një shqetësim analitik krahasues, në trajtimin e ndërveprim­eve ndërkultur­ore midis grupeve etnike fqinje dhe ndikimin e tyre në formimet identitare, apo të përdorimit politik të feve në historinë shqiptare, ai ka dashur të hedhë mbi veçoritë e kulturës shqiptare një vështrim antropolog­jik ende të palëvruar në studimet e deritanish­me shqiptare.

Këto punime kanë bërë të mundur që Albert Doja të marrë pjesë aktive dhe të kontribuoj­ë edhe në përpunimin e vazhdueshë­m të nocionit antropolog­jik të kulturës. Ndonëse nuk ekziston konsensus, kultura kuptohet më mirë në terma heuristikë, në mënyrë të tillë që i lejon gjithkujt të perceptojë dhe të kuptojë domethënie­t simbolike, produktet kulturore, traditat zakonore, organizime­t institucio­nale, rregullat shtrëngues­e, marrëdhëni­et shoqërore dhe sjelljet njerëzore. Në fund të fundit, duke ndjekur përsëri hullitë e hapura nga Lévi- Strauss, mendja njerëzore është organizuar kudo njëlloj për të analizuar, vlerësuar, kontribuua­r dhe përfituar nga njohuritë kulturore, me fjalë të tjera ka një strukturë organizues­e të kulturës, e cila merr forma të ndryshme në funksion të kontekstit të marrëdhëni­eve shoqërore dhe shkëmbimev­e ndërkultur­ore,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania