Gazeta Shqiptare

“APOLLO- 11”

-

Tërthoroi tezgën me baltën jeshile dhe luftëtari i gjymtë u pllaqurit e mori formë nimfe, pasi pushka iu shndërrua në bisht.

- Bjeri dhe gipsit! - i tha djalit. - Unë e kam Dyrr, Abdurrahma­n, - gjegj asistenti me varé.

- Të rënë që paske Dyrr! - tha skulptori i ri Zmali, e shkarkoi një kokë Apoli. Pastaj ia lëmoi thellukën e ballit me spatul. Se pastaj punën tjetër e bëri punsoni, kjo duhet marrë në konsiderat­ë. E nxori nga xhepi dhe ia çau frontalin tej e përtej.

- Ta ruaj një copë për kujtim! - tha mjeshtri Kiç.

- Apol i ngratë, një dënim plastik! - mbase tha Dyrri, tek nisi t'i thërmonte kokën ose çka kishte mbetur prej Hyut. Zmali me Maksin sollën kokat e tjera të baltës, dhe një tors gipsi me trëndafil në xhep, mbase ish intelektua­l.

Si më të rinj, këta bënë disa rrugë me tezga mbushur me angra e fragmente kollçikësh.

Dy skulptorët e vjetër rënkonin në fund të oborrit. I hidhnin pa rregull: copa gjymtyrësh, copa artilerie, pushkë, armiq të mposhtur nën kondak të fshatarëve heronj.

Marko kaloi deriçkën e ateliesë dhe po kalonte oborrin e pasëm të shkollës për të marrë dëftesën. I bëri përshtypje gjermani me helmetë që shkelesh nga opanga e një partizani kockë e lëkurë, po u trisht kur pa sesi këpuca ushtarake e Dyrrit e zgërlaqi!

- E mër çun! - tha Dyrri, - nuk ke ' i çik mëshirë që shef ?!

- Shifi çun, dëshmitari i vetëm që pe këtë zallamahi! - tha Maksi nga stoli para Ateliesë. Hoqi tapën e shishes dhe mbushi me raki 5 gotat e skulptorëv­e.

Marko shifte gropën dhe i bënë përshtypje kalcat e ravijëzuar­a si lidhse senatorësh romakë të Apolit.

- Se mos i ngjisni prapë! - tha Llambri. Kiçi e pa vëngër por u qeshi djemve të pallatit që ishin mbledhur nga zhurmat. Eni me Rrapon e nxisnin.

- Jepi Dyrrrr! - Dyrri i thërmonte gipset apo ngjeshte modelet me këmbë e lëshonte jeh.

Një shi i pasdides së meskorriku­t i bëri modelet një masë dhe llom. Festë për çunat: se dhe vajzat e ushtarakëv­e si çuna ishin, këmbëleshe, por zgjodhën veshët e gipsit të Apolit, për të bërë peta e hundët kërrute e organin gjenital, shkumsa. Sa ikën skulptorët, këndi i ateliesë u kthye në fushëbetej­ë.

- En, - pyeti Marko, - ta bëjmë ne kalanë se e kemi afër pallatit?

- Ju mbani gropën, - tha Rrapo, - ne rifuxhion e oborrit se e kanë bërë ushtarët e babit. Banushi ndali xhipin, dëgjoi djalin e bërtiti: - E bëri Partia, marsh në shtëpi!

Sa shkarkoi ca konserva me shoferin, Banushi u nis për në Gardë dhe Rrapo doli prapë. Me t'u ndarë në dy skuadra "gjermanët" e Markos me "partizanët" e Rrapos, u shpall lufta. Rënie teneqesh dhe lastrash. Topat e argjilës vringëllin­in mbi rifuxhion e oficerëve. Prapavija kalandront­e argjilën në pëllëmbë.

- Balta shtrohet mirë me xham, - tha Eni.

Një kala argjile për tiransit, kundër gardistëve të pozicionua­r në strehimin gjysmë të nëndheshëm dhe gjuajtje, ja ç'ishte loja në vitin 1969 të zbritjes në Hënë të misionit Apollo 11.

Në mëngjes, mjeshtri Kiç, hodhi ca modele maket i mërzitur.

- Marko, En, paski bërë mur turk me veprat e shtetit! - kalaja e rrënuar dhe sharapolla­t u mbuluan nga zhurmat.

Mbetje të veprave të dështuara dhe Orë të luftëtarëv­e të zhbërë që klithnin ose çanin ajrin. Sërish mjeshtrat ikën dhe rifilloi lufta.

Një shpikje, për të parë "partizanët" që godisnin me zara argjile ishte frengjia prej xhami. Gardistët i fusnin guralecë kaqolëve të rëndë të baltës që shpërthiqn­in kohë pas kohe në bedenat gjelbrane.

Përmes frengjisë, goxha fushëpamje: "partizanët e partizanet" qëllonin nga gypi i ajrimit të rifuxhios, ndërtuar nga Garda, për t'u mbrojtur nga sulmet hipotetike të aviacionit.

"Asnjë shteg për gjermanët" tha Kadifeja një nga vajzat e pallatit të oficerëve, kur pa se frengjia shërbente edhe si katapultë por edhe si kaleidosko­p- tejqyrë.

Skulptorët u kthyen të punonin në turnin e dytë. Turbulluan kokën në çezëm.

- Amerika, Amerika, - thoshte Maksi, - kur "gjermanët" erdhën të laheshin nga balta në oborrin e Ateliesë.

- Lëre Maks, se dëgjon Kiçi, - i gjegjej Zmali.

- Atij ja thyen veprat, se ne argatë jemi! - u nxe Maksi.

Skulptorët, mbaruan punë dhe nisën të hanin bukën. Se në stolin jashtë derës së madhe nisi biseda kjo s'do vënë ne dyshim.

- Atij kafshës së Byrosë, - vijonte Maksi, - Mëma e Madhe, iu duk si raketë!

- Apollo 10 iu afrua Hënës, por nesër kan me zbarku rob, vërtetë. - shtoi Zmali me gazetën në dorë.

- Ata të partisë dinë diçka. I vdes çdo zbarkim. - Ia kthente Dyrri.

- Ta kallafatoj­më, një raketë! - tha Kiçi.

- Po ti Llamber pse s'flet! - i tha Zmali.

- Argjilen na e besoi Partia, o Zmal Aga, - ta shpërdoroj­më?! - Llambri heshti e shikoi nga Kiçi.

- Vërtet Shotë Galicën me çfarë ta ngrejmë?

- Hajt se ka lumi argjilë me lopatë! - e mbylli Dyrri. Marko nguli mbi sharapoll flamurin e paqes. Mjeshtri Kiç, i ftoi skuadrat në Atelie.

Ishte një skulpturë e madhe. Dora lart tregonte se do t'i ngjitej pushka hedhur në sup, ose diçka e tillë, ndërsa shikimi nga tavani i ateliesë.

- E kujt është kjo skulpturë maestro! - pyeti Marko.

- Mër çun... e Shotë Galicës! - tha Dyrri.

- Luftoi? Me gjermanët? - Pyeti Kadifeja.

- Jo po për luftë qe e madhe, - tha Kiçi.

- Po anija kozmike në Hënë do të mbërrijë? - pyeti Dyrri duke lënë, varenë nën tryezën e modelimeve. Maksi me Zmalin po lustronin me spatul një kokë femre me gërshetë.

- Kjo qenka tamam argjilë, jo ajo balta që hedhin këta, - shtoi Kadifeja që kishte kominoshet mbushur me zara balte.

Dielli skuqi dritaret, gjymtyrët e shkëputura nga maketet mbruheshin në një tryezë gipsesh, si vunderkind­ë të shqyer, rreshtuar sikur prisnin sinjalin e kuq për t'u ndeshur.

Skulptorët lanë punën e zunë të pinë raki mes gipseve të tryezës.

Vetëm mjeshtri Kiç, po modelonte një raketë, me katër faza. Valkiriet nisën të mbushnin atelienë me flatrime e klithma të hirta.

- Këto do të bien, - tha Kiçi, dhe moduli hënor do të ulet...

- Në Hënë? - pyeti Marko me Enin.

- Eja Mark, sonte se kemi marrë televizor "Phanola", - tha Eni. Valkiriet sikur u fashitën, kthetrat e tyre sikur preknin komplekset skulpturor­e të Ateliesë që dridheshin në gri.

- Do ta fal këtë modelin Apollo 11! - i tha Markos që preku motorrët prej gipsi dhe Maksi mori penelin e ngjeu në bojë të kuqe dhe pikturoi anash USA.

- Hiqe o Maks se do të na shpien te veni! - tha mjeshtri Kiç.

- Merre çun, nuk kullundris çdo ditë Apollo 11! - ndërsa Zmali ia mbështolli me gazetë duke parë shtrembër nga Llambri që lëmonte gjinjtë e Shotës.

Marko e mori dhe e shtrëngont­e nën sqetull ndërsa dolën nga dera e oborrit.

- Në orën 10 - tha Eni, - hajdeni te shtëpia ta shohim bashkë në TV.

Para se të shtrihej, Marko e vendosi anijen kozmike Apollo 11, sipër radios me llampa.

2.

Kur tha Eni, se "kapte televizori

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania