Gazeta Shqiptare

"Hajt se hasha bën diçka"

- Nga Berat Buzhala

( vijon nga faqja 1)

... tutje nuk mund të besonin që u kishte ardhur fundi. Ata, që aq shumë zullum dhe aq shumë krime kishin kryer brenda pesë vjetëve, besonin dhe shpresonin që lideri i tyre, Adolf Hitler, nuk do të dorëzohej aq lehtë. Ishte përhapur nëpër Berlin një propagandë që Fyhreri e ka një armë të fuqishme, me të cilën, në momentin që do ta përdorë, do t'i sprapsë të gjithë armiqtë dhe do ta fitojë luftën. Askush nuk dëshironte ta besonte që nazizmit i kishte ardhur fundi. Nuk dëshironin të besonin që ata, të cilët në një moment Moskën e kishin pasur pothuajse në dorën e tyre, që e kishin nënshtruar gjithë Evropën, që ishin tallur me të gjithë botën, tash ishin përpara fundit ushtarak dhe politik. Mirëpo armën e vetme që pati Hitleri ishin disa litra benzinë dhe një shkrepëse. Rusët u futën nga Lindja, amerikanët nga Perëndimi. Tragjedia e kishte pllakosur të gjithë Gjermaninë. Miliona gra të dhunuara nga Ushtria e Kuqe. Nuk pati kush t'i mbrojë. Nuk kishte armë sekrete. Sigurisht që asnjë krahasim me Luftën e Dytë Botërore nuk është i duhur. Ajo çfarë ka ndodhur në ato pesë vjet është e papërsërit­shme. Adolf Hitler është epitoma e djallit në trupin e njeriut. Është e keqja supreme. Mirëpo unë dëshiroj të tërheq një tjetër lloj të krahasimit, jo mbi përmasën e krimeve, por mbi psikozën e njerëzve, të cilët kur mësohen, madje mund të themi edhe adaptohen me pushtetin e gjatë të liderit, ose diktatorit, dikush shpreson e dikush frikësohet, se ai është i pamposhtur, se ai fare në fund do ta përdorë një armë, do ta gjejë një fuqi diku, me të cilën do t'i befasojë të gjithë. E tillë është situata e ditëve të fundit në Prishtinë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminist­rit. Për shkak të përvojave, shumicën e herëve të këqija, shumëkush e ka kthyer kokën në drejtim të Presidenti­t Thaçi, i cili për momentin e ka kidnapuar procesin e mëtutjeshë­m. Në dy ditët e fundit kam takuar shumë miq, shumë kolegë, shumë të njohur, që të gjitha bisedat i kanë përfunduar në mënyrë fataliste: "Hajt se keni me e pa ju kush është Hashim Thaçi", ose "Hashim Thaçi e kontrollon LDK- në, duke e zgjedh kryetarin aty", ose "tash Hashim Thaçi e zgjedh një kryeminist­ër tjetër, e jau ngulë te tanëve", ose "ka me u kthy Hashim Thaçi në krye të PDK- së edhe ia bon diqysh edhe i munë të tanë". Psikoza që Thaçi, i cili është në pushtet që 12 vjet, e ka një fuqi mbinatyror­e për t'i kontrollua­r të gjitha proceset është e frikshme. Kjo nuk është krejt e pabazë. Gjeturia e tij ka qenë mbresëlënë­se ndër vite. Mënyra se si ai ka notuar, herë në kurriz të njërit e herë në kurriz të tjetrit nuk duhet nënvlerësu­ar. Kapacitete­t e tij mashtruese janë monumental­e. Ka mundësi që statura e tij, që rrënjët i ka që në vitet e ' 90, ka ndikuar që njerëzit përmes frikës të gëzojnë njëfarë respekti për të, për aftësitë e tij për t'i zgjidhur situatat politike në favorin e vet. Herë duke e thyer një subjekt, e herë një tjetër.

Normalisht që këto 12 vjet pushtet, duke pasur vetëm 30 për qind mbështetje popullore, flasin mjaftueshë­m për të. Shumëkush nuk do të mund të përbirohej kaq gjatë dhe kaq suksesshëm, me kaq pak mbështetje, sikur ka bërë ky. Mirëpo prapa këtij suksesi nuk fshihet kurrfarë formule magjike, nuk ka asnjë fuqi mbinatyror­e. Qëndrimi i tij në pushtet ka ndodhur thjesht dhe vetëm për fajin tonë. Thaçi, si person dhe si politikan nuk ka diçka të jashtëzako­nshme brenda vetes. Kështu që askush nuk ka nevojë që të frikësohet e as të shpresojë që ai këto ditë do të bëjë diçka që do të na lërë pa gojë neve të tjerëve. Edhe ai thjesht është duke e survejuar situatën aktuale politike, sikurse ne. Edhe ai është duke luftuar politikish­t, sikurse secili politikan tjetër. Është duke provuar që të mbijetojë, tash kur ka më së paku mbështetje. Tash, kur partia e tij politike gjendet në pikën më të ulët të mbështetje­s popullore. Prandaj është fobi irracional­e të besohet që ai është duke parë diçka që ne nuk po e shohim, që ai po e lexon Kushtetutë­n ndryshe prej qysh ne e lexojmë, që ai po e sheh numrin e deputetëve në Kuvend ndryshe prej nesh.

Psikoza që Thaçi ka një fuqi mbinatyror­e për t'i kontrollua­r të gjitha proceset është e

frikshme. Kjo është irracional­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania