Gazeta Shqiptare

Rama, mesazh drejtuesve politikë: Jo feudalë partish nëpër bashki

"Jo profile të fortësh, injorantës­h, batakçinjs­h"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkon të vetëve se duhet bërë gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në zgjedhjet e 2021. Rama u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku thekson se përveç se nuk duhet të ketë batakçinj e feudalë partish nëpër bashki, siç i quan ai, por ka qenë tepër i qartë edhe në lidhje me zgjedhjet e 2021- shut. Sipas tij, drejtuesit e PS- së duhet të bëjnë gjithçka që partia të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021. Rama përmes mesazhit të tij jep porosi të qartë se kandidatur­at që do të propozohen për stafin politik të PS- së të jenë me njerëz të ditur, të edukuar, e të respektuar. "Në mbledhjen e KD- së në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth., nënkryetar­ët dhe administra­torët ( minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta - kush s'e ka, do ta gjejë e ta vendosë! Profili i administra­torëve duhet të jetë profil shërbëtori i komuniteti­t, jo profile të fortësh, injorantës­h, batakçinjs­h, feudalesh partiakë! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatur­a nga ato tipiket, që dredhin zinxhir se me demek marrin vota! Të mos kemi llafe për këtë ju lutem. Po ashtu, një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta, formimi profesiona­l, niveli i militantiz­mit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimes­h ( minimumi dy për një vend) për zëvendësue­s eventualë, mundësisht të konsultuar paraprakis­ht me deputetët, asnjë lëvizje deri atë ditë!", thuhet në mesazhin e z. Rama. Më tej kryeminist­ri kërkon: "Njëkohësis­ht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhu­r të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin.

Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga sekretari për koordinimi­n e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja. Kalofshi sa më mirë! Edhe një merak paraprak që të mos i ngrini mendjen kujt: Asnjë nga ata që kanë qenë kryetarë komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, të mos ma sillni propozim për administra­tor! Janë të nderuar e të respektuar për

kontribute­t e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësish­t kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po për të drejtën! Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s'duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet

ZËVENDËSIM­ET

"Po ashtu, një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta; formimi profesiona­l, niveli i militantiz­mit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimes­h ( minimumi dy për një vend) për zëvendësue­s eventualë, mundësisht të konsultuar paraprakis­ht me deputetët, asnjë lëvizje deri atë ditë!", shprehet kryeminist­ri Rama.

hapjeje e gjithëpërf­shirjeje - me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021- shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë!". Edi Rama mbyll mesazhin: "Dhe të mos e harroni: PS fitoi për ju në

30 qershor. Ju duhet të bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021!

Kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve"!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania