Gazeta Shqiptare

Kurban Bajrami, Ruçi thirrje politikës: Të kapërcejmë konfliktet

"Të mësojmë nga myslimanët si kapërcehen mosmarrëve­shjet"

-

Me

rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një mesazh urimi e reflektimi besimtarëv­e myslimanë shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Sipas tij, kjo ditë është një shfaqje e humanizmit dhe solidarite­tit njerëzor, dashurisë për të tjerët, nevojtarët, të pamundurit dhe të varfrit. "Është detyra jonë, të kontribuoj­më që këto vlera të besimtarëv­e të përshkojnë gjithë shoqërinë dhe t'i jetësojmë ato në politikat tona për zhvillimin social e njerëzor, në shërbimet sociale e shëndetëso­re. Modernizim­i i shërbimeve dhe i jetës publike e private mund e duhet të harmonizoh­et më mirë e më natyrshëm me humanizmin, bujarinë, filantropi­në dhe përkushtim­in e besimeve dhe besimtarëv­e ndaj të mirës komunitare e publike. Le të mësojmë të gjithë nga toleranca e myslimanëv­e shqiptarë, të cilët po rrëzojnë mitet e gabuara mbi Islamin dhe po afirmojnë vlerat e tyre properëndi­more, proeuropia­ne e prodemokra­tike", tha z. Ruci. Sipas tij: "Kurban Bajrami na mëson se nëpërmjet besimit mund të kapërcejmë mosmarrëve­shjet, ndarjet e konfliktet politike e shoqërore dhe të mirëkuptoh­emi e bashkohemi nën flamujt e vëllazërim­it, dashurisë dhe devocionit për Shqipërinë. Toleranca fetare e myslimanëv­e dhe e gjithë besimtarëv­e shqiptarë të na shërbejë si frymëzim për tolerancën politike dhe bashkëpuni­min midis individëve, forcave politike dhe institucio­neve në të mirë të Shqipërisë. Besimi në librat e shenjtë të na shërbejë për të konsolidua­r besimin te Kushtetuta, ligjet e parimet tona demokratik­e, në shërbim të së ardhmes europiane të Shqipërisë".

 ??  ?? Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania