Gazeta Shqiptare

Meta, apel politikës: Dialog gjithëpërf­shirës, për të mirën e kombit

Festa, presidenti: Lërini interesat personale, të shërojmë njëherë e mirë plagët! "Dita që duhet të nxisë më shumë tolerancë"

- Valentina Madani

Kreu i shtetit, Ilir Meta, uroi dje be simtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërsa i dërgoi një tjetër mesazh politikës që të ngrihet mbi interesat personale dhe të ulet në dialog për të mirën e kombit dhe shoqërisë. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit uron që kjo festë të nxisë politikanë­t për më shumë tolerancë, dialog gjithëpërf­shirës dhe bashkëpuni­m, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj. Meta shpreson që kjo ditë të shërbejë për "dialog gjithëpërf­shirës dhe bashkëpuni­m, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si e gjithë Evropa!". Presidenti përmend se, "dita simbol e sakrificës sublime na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar". Presidenti shkruan se kjo ditë duhet të shërbejë për të shëruar plagët e thella të shoqërisë si korrupsion­i, varfëria, arroganca dhe polarizimi i skajshëm. "Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizo­hemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri- tjetrit! Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjete­sën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithëpërf­shirës dhe bashkëpuni­m, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si e gjithë Evropa! Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmo­në plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsion­in, polarizimi­n e te

jskajshëm, arrogancën dhe padrejtësi­në; për t'u përkujdesu­r e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me

sëmundje. Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t'ia dalim, pavarësish­t kostove e sfidave që kërkohen! Nga mot gëzuar Kurban Bajramin!",

THIRRJA

"Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjete­sën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithëpërf­shirës dhe bashkëpuni­m, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Evropa!", deklaroi kreu i shtetit.

shprehet z. Meta. Presidenti i vendit herë pas here ka apeluar në adresë të partive politike për dialog mes palëve, me qëllim gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së krizës së tejzgjatur politike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania