Gazeta Shqiptare

"Të fitojmë kohën e humbur", Kryemadhi: Kriza zgjidhet me sisteme të drejta

Basha, mesazh urimi: Festa e sakrificës dhe besimit

-

Kreu

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u uroi dje besimtarëv­e myslimanë festën e Kurban Bajramit. Në një mesazh në "Facebook", Basha uron që Kurban Bajrami të falë mirësi, mbarësi dhe shëndet për besimtarët dhe familjet e tyre. "Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra gëzuar festën e sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit te Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!", shkruan Lulzim Basha në "Facebook". Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u përcolli dje një mesazh urimi të gjithë besimtarëv­e myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në urimin e saj në "Facebook", Kryemadhi thekson se Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë te Krijuesi, festë e cila transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar! "Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë te materialja, përkundraz­i. Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste! Ne të gjithë kemi nevojë që t'i reflektojm­ë këto parime në jetët tona dhe shoqëri! Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidarite­t, në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë! Plagët sociale si varfëria, korrupsion­i, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera! Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!", shprehet zj. Kryemadhi.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania