Gazeta Shqiptare

Antiinform­aliteti, Rama: Kthim në ligjshmëri, fund abuzimit

233 tonë karburant pa akcizë, gjobë 350 mijë €

-

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje se aksioni kundër informalit­etit ka ndëshkuar një tjetër subjekt abuziv. Shefi i qeverisë bëri të qartë se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburanti­n, por edhe për produktet e tjera të akcizës. Sipas kryeminist­rit, depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësis­ht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit. Në videon e publikuar nga z. Rama në "Facebook" thuhet se kompania është gjobitur me një shumë të majme prej 350 mijë euro. Më tej, kreu i qeverisë përsëriti paralajmër­imin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore jo vetëm për karburanti­n, por edhe për produktet e tjera pa akcizë. "Stop informalit­etit, Porto Romano, Durrës - zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohe­t

masa ligjore. Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburanti­n, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t'u përballur me zero tolerancë ndaj abuzuesve", shkruan Rama. Në muajin gusht fokusi i kontrollev­e do të jetë sektori i produkteve të akcizës, duke filluar nga karburanti, pijet alkoolike, kafeja etj.. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se po bëhet një analizë e plotë, me qëllim evidentimi­n e çdo shkeljeje. Sipas Denajt: "Ne do të monitorojm­ë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivav­e për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhj­e të depozitave. Gjithashtu, do të zhvendosem­i edhe në Fier, si dhe në çdo pikë ku ka

ANILA DENAJ

"Ne do të monitorojm­ë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivav­e për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhj­e të depozitave”.

magazinë doganore. Kjo jo vetëm për karburanti­n, por edhe për produktet e tjera të akcizës". Ministrja Denaj u bëri apel bizneseve të vlerësojnë dhe të deklarojnë në mënyrë të plotë produktet që tregtojnë. Qëllimi i administra­tës fiskale nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjë­simi i subjekteve për të zbatuar me korrektësi legjislaci­onin fiskal në fuqi. ' Lufta antiinform­alitet' ka goditur edhe më parë shkelësit në Porto Romano.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania