Gazeta Shqiptare

Memoriali turk, Veliaj: Nuk është tradhti. PD: Cenim i sovranitet­it

Të vrarët në Turqi, PD: S'është problem shqiptar. Kryebashki­aku: Tirana ka vend për të gjithë Bogdani: Qeverisin palaço mediokër e njerëz të shitur

- Valentina Madani

Në Tiranë është ngritur një memorial për vik timat e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi. E gjitha është bërë në heshtje, me miratimin e qeverisë dhe zbatimin e Bashkisë së Tiranës. Vendosja e memorialit në Tiranë është bërë i njohur për publikun vetëm pas një marshimi që ndodhi të enjten, në 15 korrik në Tiranë, i nisur nga sheshi "Nënë Tereza" dhe vazhdoi në kodrat e Liqenit, ku është vendosur memoriali. Sipas një postimi në "Facebook", ambasada turke në Tiranë bëri të ditur se, "me pjesëmarrj­en e vëllezërve dhe motrave shqiptare, me sukses dhe me krenari inauguruam ' Rrugën e Dëshmorëve të 15 korrikut' dhe ' Parkun e Demokracis­ë së 15 korrikut'". Por reagimet ishin të ashpra, madje debati u përshkallë­zua deri në rrjetet sociale, ku qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë shqiptare.

REAGIMI

Kryebashki­aku Erion Veliaj komentoi dje për herë të parë debatin publik për memorialin turk, që u vendos te Kodrat e Liqenit. Veliaj nuk e quan hata dhe as tradhti memorialin e vendosur nga ambasada turke pranë Parkut të Liqenit Artificial, në përkujtim të martirëve të grushtit të shtetit. Nga selia e Komuniteti­t Mysliman Shqiptar, ku përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit, Veliaj theksoi se në këtë zonë janë mbi 50 pika ku përkujtohe­n ngjarje apo individë të ndryshëm dhe se për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s'ka ndodhur asnjë hata apo tradhti. "Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme dhe secili ka mundësi të respektohe­t. Unë do të thosha t'i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t'i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t'i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s'ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre. Pushime të mbara të gjithëve dhe gëzuar festën", tha Veliaj. Kryebashki­aku shtoi se ata që ankohen për këtë çështje, as nuk u ka

rënë në mendje për atë pjesë të parkut, e cila dikur ishte zaptuar e mbuluar me ferra e plehra. "Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor. Lart, në katin e dytë të KMSH- së lashë duke u përqafuar drejtuesin e të krishterëv­e me drejtuesin e myslimanëv­e. Kjo është fryma e kësaj feste, të fokusohemi te gjërat që na bashkojnë. Te Liqeni dhe në të gjithë Tiranën ka vend për të gjithë", nënvizoi Veliaj.

OPOZITA

Ngritja e memorialit në Parkun e Liqenit Artificial për të rënët gjatë grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi solli edhe reagimin e Partisë

Demokratik­e. Në një shënim të gjatë në profilin e tij në ' FB', sekretari për Marrëdhëni­et me Jashtë në PD, Gerti Bogdani, e cilëson këtë akt si cenim të sovranitet­it të vendit. Bogdani shkruan se: "Memoriali i inauguruar nga nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, me prezencën edhe të ndonjë përfaqësue­si tjetër politik është thjesht një gafë e rëndë diplomatik­e". Sipas sekretarit për Marrëdhëni­et me Jashtë në PD, "nderimi i të rënëve për mbrojtjen e demokracis­ë së një vendi duhet të ngrihet në atë vend dhe jo diku tjetër", ndërsa shton se: "Ky është një gabim nga Bashkia e Tiranës, pasi nuk tregon nivelin e lartë të marrëdhëni­eve mes dy vendeve, por vasaliteti­n mes tyre". Sipas Bogdanit, "problemi është më i madh se thjesht shkatërri

ERION VELIAJ

"Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumicës prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor. Lart, në katin e dytë të KMSH- së lashë duke u përqafuar drejtuesin e të krishterëv­e me drejtuesin e myslimanëv­e", tha Veliaj.

mi i parkut, në këtë rast është cenimi i sovranitet­it!". Zyrtari demokrat përmend se viktimat e grushtit të shtetit në Turqi nuk është problem shqiptar por, "memoriali i inauguruar nga nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, edhe me prezencën e ndonjë përfaqësue­si tjetër politik është thjesht një gafë e rëndë diplomatik­e dhe cenim i sovranitet­it kombëtar! Nderimi i të rënëve për mbrojtjen e demokracis­ë së një vendi duhet të ngrihet në atë vend, jo gjetiu. Ndaj, është gabim ngritja e tij në Tiranë, sepse nuk tregon nivelin e lartë të marrëdhëni­eve mes dy vendeve, por vasaliteti­n mes tyre. Bogdani shton se: "Për këtë gafë të kryetarit të bashkisë duhej të ishte shprehur menjëherë ministri ynë i Jashtëm, z. Rama, por duket që gojën ia kanë kyçur me kohë. Ose, duhej të ishte shprehur se paku ministri i Jashtëm në detyrë, i cili edhe pse mezi i reciton, i ka për zemër ' rilindasit', por edhe ky duket se nga hera e ka ngrënë lugën e çorbës gatuar me miell Serbie. E meqë përmenda ' rilindasit', para disa kohësh dikush shprehej se po të shihte Skënderbeu Shqipërinë në 600- vjetorin e tij, do t'i mbusheshin sytë me lot. Besoj se po ta shihnin dhe ata që mbaruan atë që nisi Skënderbeu, pra rilindasit, edhe atyre do t'u përloteshi­n sytë! Por, kjo nuk do të thotë që këtë vend të vazhdojnë ta qeverisin palaço mediokër e njerëz të shitur, ka ende kohë dhe shpresë që dinjitetin e këtij vendi ta çojnë në vend ata që realisht i thonë vetes shqiptarë!".

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj, dje gjatë drekës me njerëzit në nevojë
Kryebashki­aku Erion Veliaj, dje gjatë drekës me njerëzit në nevojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania