Gazeta Shqiptare

Rritet mosha e daljes në pension, sa do të jetë në 2020- ën për burrat dhe gratë

Si do të bëhen llogaritje­t për masën e pagesës që u takon të moshuarve

- Voltiza Duro

Mosha e daljes në pension do të pë sojë rritje nga viti në vit, në bazë të legjislaci­onit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Prej janarit të 2019- ës, ashtu siç parashikoh­et në ligj, ka pasur ndryshime përsa i përket moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot moshën e daljes në pension për 2020- ën. Aktualisht për vitin 2019- të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 10 muaj ( rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritje­je, mosha e daljes në pension për gratë në 2020- ën do të jetë do të jetë 61 vjeç, ndërsa në 2021 do të jetë 61 vjeç e dy muaj. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç, në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Në bazë të reformës së vitit 2014- të, masa e përllogari­tjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontribute­t. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontribute­ve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”, – theksohet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Repub

likën e Shqipërisë”, për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar deri tri vite para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. “Për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributi­ve jo më pak se 15 vite kontributi­ve dhe mosha, që përcaktohe­t sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit ( që ndryshon nenin 92).

KRITERET E PËRFITIMIT

Për të përfituar pension pleqërie individi duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet e punës me kontribute. Domosdoshm­ërish individi duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 10 muaj për gratë e mbi 65 vjeç për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësin­ë e moshës, pasi vetë ISSH- ja ka akses mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identiteti­t dhe në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngji­ten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikat­a familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40 vite punë, duhet të paraqesë librezën e punës dhe dokumentin që vërteton pagat që ka marrë nga 1 janari i 1994 e deri më sot. Për të gjithë ata që kanë punuar pas 1 janarit të vitit 1994 e deri më sot, listëpages­at janë grumbullua­r në arkivën e sistemit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që funksionon edhe sot. Ndërsa për periudhat kur individi ka punuar para vitit 1994, shërben libreza e punës dhe nuk është e nevojshme të sjellë vërtetime page. Kur individi humb librezën e punës, ai duhet të paraqitet pranë ISSH- së, madje edhe në rastet që ende vazhdon të punojë me kontribute. Në këtë rast, personi bën një kërkesë deklarativ­e në të cilën jepen të dhënat individual­e të personit, paraqitet historiku i të gjitha punëve që ka bërë i siguruar dhe pas kësaj duhet të shpjegojë që vetë personi në fjalë kërkon të pajiset me një dokument të ri, ku të konfirmohe­n të gjitha vitet e punës që individi ka kryer. Organet e sigurimeve shoqërore janë të detyruara ta marrin kërkesën deklarativ­e dhe të vënë në dijeni qytetarin që duhet të presë jo më shumë se 60 ditë, derisa të bëhen të gjitha verifikime­t e nevojshme mbi të gjitha punët që ka bërë personi. Dokumenti, pra libreza e punës mund të vlerësohet si e pasaktë në ato raste kur ka ndërhyrje, falsifikim datash, korrigjime vulash apo dublikatë libreze. Në momentin kur ka dublikatë të librezës së punës, me siguri ka një “ngërç” e menjëherë duhet të verifikojn­ë regjistrat themeltarë, borderotë, apo listëpages­at që të vërtetojnë faktin që individi ka qenë realisht në marrëdhëni­e pune.

FORMULA E LLOGARITJE­S

Për llogaritje­n e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/ 2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcaktohe­t si më poshtë: Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Ndërkohë shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 ). Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuar­it se për ta pasur sa më të qartë këtë përllogari­tje, është e nevojshme të dihet se çfarë përfaqëson pensioni social. Ndërkohë, sipas ligjit 104/ 2014, pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e këtij pensioni social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Ndërsa masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera, do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Kriteret, procedurat dhe dokumentac­ioni për pensionin social përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP ( Pensioni i pleqërisë) = PS ( Pension Social) *( shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) vite sigurimi* ( shumëzuar) BV ( baza e vlerësuar)

Për të përfituar pension pleqërie individi duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet e punës me kontribute. Domosdoshm­ërish

individi duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 10 muaj për gratë e mbi 65 vjeç për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar

vërtetësin­ë e moshës, pasi vetë ISSH- ja ka akses mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të

dorëzojë një fotokopje të kartës

së identiteti­t.

BAZA E VLERËSUAR

Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania