Gazeta Shqiptare

Protesta "Një në pesë milionë", SZS: Presidenti serb gënjen, ushtarët u poshtëruan

"Aleanca për Serbinë": Vuçiç urdhëroi policinë që t'i rrahë protestues­it

-

Aleanca

për Serbinë" ( SZS) tha dje se presidenti Aleksandar Vuçiç kishte urdhëruar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë të rrahin popullin, duke u përleshur me ta gjatë protestës "Një në pesë milionë" të shtunën para Presidencë­s. "Aleksandar Vuçiç gënjen me paturpësi se u informua për gjithçka vetëm pas mesnatës, disa orë pas ngjarjes së turpshme dhe ushtarët u abuzuan. Vuçiç i poshtëroi ata, duke i punësuar të rrahin popullin e tyre dhe në këtë

"ALEANCA PËR SERBINË"

"Aleksandër Vuçiç gënjen me paturpësi se u informua për gjithçka vetëm pas mesnatës, disa orë pas ngjarjes së turpshme dhe ushtarët u abuzuan. Vuçiç i poshtëroi ata, duke i punësuar që të rrahin popullin e tyre dhe në këtë mënyrë i uli në nivelin e falangës së tifozëve të tij", tha "Aleanca për Serbinë" në një deklaratë.

mënyrë i uli në nivelin e falangës së tifozëve të tij", tha "Aleanca për Serbinë" në një

deklaratë. Aleanca theksoi se Serbia është bërë një fuçi baruti dhe se Vuçiç është përgjegjës për të gjitha konfliktet civile që tronditin Serbinë. "Vetëqeveri­sja e tillë duhet të vihet në rrugë të mbarë. Mund të dalim nga kaosi politik vetëm me zgjedhje të drejta. Për të mundësuar këtë, duhet të përmbushen kërkesat precize dhe të qarta që kemi përshkruar, të cilat janë të përfshira në raportin e ekipit të ekspertëve të protestave ' 1 nga 5 milionë'", shton deklarata. Gjatë protestës "1 nga pesë milionë" të shtunën ndodhi një incident kur një nga organizato­rët e protestës, Srdjan Markoviç, u sulmua. Markoviç tha sot se incidenti përfshinte jo vetëm anëtarët e njësisë "Kobra" të ushtrisë serbe, por edhe sigurinë private dhe i kërkoi ushtrisë që të njoftonte se kush ishte oficeri i detyrës të shtunën mbrëma dhe kush urdhëroi rrahjen brutale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania