Gazeta Shqiptare

Media italiane publikon videon e tretë të çështjes "Zhvatja"

"Pakt i fuqishëm", përgjimi i plotë që "fundos" zyrtarët maqedonas "La Verita": Vijimi i bisedës, përmendja e Zaev

-

Media italiane "La Ver ita" vijon të tronditë politikën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka publikuar video të reja të çështjes "Zhvatja", që tregon një rast madhor korrupsion­i të zyrtarëve të lartë. Mediat kanë publikuar bisedën e plotë të përgjuar mes Bojan Jovanovski ( Boki 13), Jordan Kamçev dhe Katica Janeva, ishkryepro­kurorja që u dorëhoq pas skandalit.

BISEDA E PLOTË:

Bisedë mes Boki 13, Orce Kamçev dhe Katica Janeva

Katica Janeva: Mirë, mirë, tjetrën unë e mbaj nën kontroll.

Boki 13: Jo, ai ka frikë nga Lile.

Orce Kamçev: Jo, nuk kam frikë.

Katica Janeva: Unë jam shumë e angazhuar, prandaj nuk e mbaj nën kontroll rregullish­t, përndryshe pa mua asgjë nuk mund të bëjë ajo. Dhe kështu.

Boki 13: I thashë se ajo është më poshtë se ti dhe se nuk guxon.

Orce Kamçev: Po, po. Boki 13: Unë i thash. Paska qenë e vështirë të negociosh lirimin e Kamçevit nga arresti shtëpiak, përveç tij kanë përfituar edhe të tjerë, i ankohet Boki 13 biznesmeni­t Orce Kamçev, i dyshuar PSP- së në rastin "Perandoria". Në serinë e djeshme prej 27 minutave të audioregji­strimit të gazetës italiane "La Verita", është dëgjuar disa herë zëri i prokurores speciale. Katica Janeva.

Bisedë mes Boki 13, Orce Kamçev dhe Katica Janeva:

Orce Kamçev: Më fal tani sërish, dje, tetë personave u ka lëshuar Katica ftesa për 11,12, vëllait të Anës.

Boki 13: Tetë personave u ke lëshuar thirrje.

Katica Janeva: Për kontroll.

Boki 13: Ajo është më mirë për shkak të procedurës që të kalojë gjithçka që në fund të jetë marrëveshj­a e fuqishme. A keni ndonjë gjë për të shtuar.

Katica Janeva: Jo, jo, për shkak të asaj të ketë disa aktivitete­ve në prill.

Boki 13: Që disa aktivitete të ketë në prill thotë, prandaj.

Orce Kamçev: Mirë, do të thotë çështje teknike, ashtu? Ajo është, le të mos flasim mirë.

Boki 13: Ashtu është. Orce Kamçev: Hajde, makijazh, makijazh, çao, çao.

Gjatë bisedave, Boki 13 thotë se një farë Zharkoje ka arritur të bëjnë një punë të shkëlqyesh­me. Për herë të parë në biseda përmendet kryeminist­ri Zoran Zaev. Boki 13 dhe Orce Kamçev: Boki 13: Menaxhimi rreth Zaevit, e gjithë loja, unë tashmë atë konstruksi­on e kam menduar, bërë.

Orce Kamçev: Ok. Unë nuk përzihem, e shihni. Asgjë, madje as një milimetër nuk lëviz nga ajo që kemi rënë dakord.

Boki13: Nesër do të takohem me atë.

Orce Kamçev: Me Dejanin? Boki 13: Jo.

Orce Kamçev: Me Zharen? Boki 13: Me Zokin.

Orce Kamçev: Me Zokin? Boki 13: Me Zaevin.

Orce Kamçev: Mendoj se ai nuk do të shkaktojë probleme, por ti do të bisedosh dhe do të më tregosh.

Boki 13 i thotë Kamçevit se ai nuk duhet të ndajë detaje të kontratës së tyre me askënd, pas së cilës Kamçev e siguron atë se nuk ka diçka të tillë. Boki 13 gjithashtu vlerëson se shumë nga abuzimet Kamçevi ka arritur t'i bëjë me inteligjen­cë, domethënë ligjërisht. Kamçev për këtë i përgjigjet se janë të ngjashëm me Boki 13. Orce Kamçev- Bokit 13: "Shef, Maqedonia duhet të përdorë njerëz si unë, si ju, në segmente të ndryshme".

Ndërkaq, ditën e shtunë media italiane "La Verita" ka publikuar videon e tretë mbi çështjen "Zhvatja", audiopërgj­ime, të cilat tronditën politikën maqedonase. Në videon në fjalë dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovski­t - Boki 13, Jordan Kamçev dhe Katica Janeva. Në bisedë dëgjohet se si Janeva i thotë Kamçevit se prokurorja Lile Stefanovsk­a, që ka rastin "Perandoria" është nën kontrollin e saj. Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeminist­rin Zoran Zaev, ku Jovanovski thekson se ai është në koordinim me kreun e qeverisë. Në audio- përgjim tregohet se si Bojan Jovanovski, Jordan Kamcev dhe Katica Janeva janë në dijeni si do të shkojë e gjithë procedura për çështjen "Perandoria". ( Çështje për të cilën biznesmeni Kamçev është një nga të dyshuarit kryesorë). Në bisedë dëgjohet prokurorja speciale Katica Janeva që i thotë Kamçevit se Lile Stefanova, prokurore në çështjen "Perandoria", është në kontrollin e saj. "Jam shumë e zënë për ta mbajtur atë nën kontroll rregullish­t. Përndryshe, asgjë nuk mund të

BISEDA

Në bisedë dëgjohet se si Janeva i thotë Kamçevit se prokurorja Lile Stefanovsk­a, që ka rastin "Perandoria" është nën kontrollin e saj. Gazetari italian përmend edhe njohjen e

Bokit 13 me kryeminist­rin Zoran Zaev, ku Jovanovski thekson se ai është në koordinim me kreun e qeverisë.

ndodhë pa mua", - i thotë prokurorja speciale Katica Janeva, biznesmeni­t Jordan ( Orce) Kamçev. Bojan Jovanovski thotë se Kamçev ka frikë nga Stefanova. Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeminist­rin Zoran Zaev dhe në audiopërgj­im dëgjohet teksa Jovanovski i pohon Kamçevit se do t'i "njollosë" sytë. Prestigjio­zja italiane "La Verita" është hapur me titullin "Rasti dridh qeverinë në Shkup", duke publikuar një material të ri në lidhje me rastin "Reket". Në videot e reja të publikuara nga italianët, dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev, në të cilën Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë prej 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartëmoned­ha më të mëdha. Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim, ndër

GAZETARI

Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeminist­rin Zoran Zaev dhe në audiopërgj­im dëgjohet teksa Jovanovski i pohon Kamçevit se do t'i "njollosë" sytë. Prestigjio­zja italiane "La Verita" është hapur me titullin "Rasti dridh qeverinë në Shkup", duke publikuar një material të ri në lidhje me rastin "Reket".

sa gjatë asaj bisede dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit "mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!". Të enjten e kaluar, kjo media italiane tregoi përmes pamjeve skemën e zhvatjes së miliona eurove. Duke skanuar rrugën që po ndjek Maqedonia e Veriut për t'u bërë pjesë e strukturav­e të Bashkimit Evropian. "La Verita" tregon të vërtetën që sipas saj, politikanë­t në vendit fqinj janë përdorur dhe përdoren si "marioneta" të mekanizmav­e ndërkombët­arë. Në materialin e publikuar dje, shiheshin mijëra euro të paketuara me specifikim­e të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohej edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën Boki i tregonte Kamçevit se nga orët e vona të së hënës deri të martën do të lirohet nga paraburgim­i, ndërsa përmendej edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania