Gazeta Shqiptare

Në ditën e Bajramit, sulm terrorist në një xhami në Oslo

Palestinez­ët përleshen me policinë izraelite gjatë lutjes së mëngjesit Libia, në armëpushim për nder të Kurban Bajramit

-

Përleshja ndodhi në lokacionin e shenjtë të Jerusalemi­t. Besimtarët myslimanë dhe policia izraelite janë përleshur jashtë një lokacioni fetar në Jerusalem gjatë lutjeve për të shënuar festën e Kurban Bajramit. Mjekët palestinez­ë thanë se të paktën 14 njerëz u plagosën të dielën në përleshjen që ndodhi në vendin e shenjtë, i njohur si kompleksi i xhamisë Al- Aksa për myslimanët. Policia tha se të paktën katër oficerë u plagosën, ndërsa nga dëshmitarë­t deklarua se të paktën dy persona u arrestuan, transmeton "rtv21. tv". Mijëra myslimanë u mblodhën në ' Qytetin e Vjetër' të Jerusalemi­t herët këtë të diel për lutjet e Kurban Bajramit. E diela ishte po ashtu ditë e shënuar për hebrenjtë, pasi është "Dita e vajtimit" për dy tempuj biblik që kanë qenë në kohërat antike në këtë lokacion. Kompleksi Al- aksa është vendi më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës. Një numër i madh palestinez­ësh janë mbledhur te porta e kompleksit mëngjesin e së dielës, pas thashethem­eve që policia do të lejojë hebrenjtë të hynë brenda. Protestues­it janë dëgjuar duke brohoritur "Allahu- Akbar" ( Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome. Në vitet e fundit, nacionalis­tët fetarë izraelitë kanë shtuar vizitat në këtë kompleks për të sfiduar marrëveshj­en. Ekstremist­ët hebrenj kanë bërë thirrje për rrënim të xhamisë dhe në vend të saj të bëhet rindërtimi i tempujve të lashtë biblik. Palestinez­ët i shohin këto vizita si provokim dhe për një kohë të gjatë kanë shprehur shqetësime­t që Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll tërë lokacionin apo një pjesë të tij. Qeveria izraelite vazhdimish­t ka deklaruar që nuk ka qëllime për të ndërruar Status- quon. Nga ana tjetër, për nder të Kurban Bajramit, Libia do bëjë armëpushim tri ditë. Armëpushim­i përfshin Qeverinë e Marrëveshj­es Kombëtare dhe gjeneralin, Khalifa Haftar. Forcat e tij e Haftar kanë sulmuar

kryeqyteti­n, Tripoli, që nga prilli. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur, sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetit. Ahmad al- Mesmari, zëdhënësi i gjeneral Haftar, ka thënë se ai u pajtua me armëpushim­in në mënyrë që qytetarët e Libisë të mund ta festojnë këtë Ba

jram në paqe. Forcat e tij kanë sulmuar kryeqyteti­n Tripoli që nga prilli. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur, sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetit. Kurse ditën e djeshme një sulm me armë ka ndodhur dje në një xhami në Oslo pikërisht në festën e shenjtë të myslimanëv­e, Ditën e Kurban Bajramit. Nuk dihet motivi i sulmit, por ai është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritete­t norvegjeze. Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendrën islamike AlNoor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime. Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin. Udhëheqësi i operacioni­t policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritete­t, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania