Gazeta Shqiptare

Vetëvritet financieri Epstein, akuzohej për abuzime seksuale

-

Financieri

amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për abu zime seksuale, shfrytëzim prostituci­oni dhe trafik minorenësh është vetëvrarë në qelinë e tij, në burgun e Manhatanit, ku priste dënimin. Lajmin e bëjnë me dije mediat amerikane, të cilat saktësojnë që milioneri kishte varur veten. Trupi pa jetë i Epstein u gjet të shtunën në mëngjes rreth orës 7: 30 minuta. Financieri ishte nën vëzhgim që pas 23 korrikut, kur u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij. Arrestimi i 66- vjeçarit, mik i të pasurve dhe i njerëzve të fuqishëm, përfshirë edhe ish- presidenti­n amerikan Bill Klinton dhe presidenti­n aktual Donald Trump, u arrestua në mes të korrikut në Nju Jork, me akuzën e trafikimit seksual. Atij nuk iu dha lirimi me kusht dhe ishte në pritje të procesit të tij, që sipas prokuroris­ë, do të fillonte në qershor të 2020. Në të shkuarën Epstein kishte negociuar një dënim me 13 muaj, në një burg në Palm Beach për krime që lidheshin me prostituci­onin. Një marrëveshj­e që kishte ngjallur shumë polemika, sepse de fakto miliarderi kishte shmangur një dënim të mundshëm të përjetshëm me një seri kompensime­sh monetare. Orët e fundit qarkulloni­n letrat e disa hetimeve, që e përshkruan­in aktiviteti­n ilegal në të cilin Epstein ishte përfshirë. Qindra faqe të bazuara edhe nga dëshmitë e disa viktimave, mbi të cilat ajo e Virginia Robert Giuffre, që e kishte akuzuar financieri­n që e kishte kthyer në një "skllave seksi", kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Ndër të tjera, gjithmonë sipas asaj që shkruhet në dëshmitë e hetimeve, Virginia Robert Giuffre ka treguar që ka qenë e detyruar në 2001, kur ishte minorene, të kishte raporte seksuale edhe me të tjerë personazhe, që ishin në rrethin miqësor të financieri­t të pasur, mes të cilëve edhe princi Andrea, duka i York- ut. Akuzat në lidhje me djalin e mbretëresh­ës Elisabetta, Buckingham Palace i ka cilësuar shpifje dhe ' false', duke nënvizuar që çdo proces ndaj dukës së York- ut në Amerikë është i jashtëligj­shëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania