Gazeta Shqiptare

Kosovë: Reciprocit­eti, ndalohen pasaportat serbe

- “Deutsche Welle”

( vijon nga faqja 1)

... dhe pa shpjegim se pse reciprocit­eti ndodh tani. "Nëpunësi i doganës më bëri të ditur se në rastin tim nevojitet vetëm letërnjoft­imi dhe se nuk mund të më lejojë, në qoftë se nuk e kam me vete, megjithëse unë kisha pasaportën me vete. Ai ishte po aq i hutuar se dhe unë. Më tha se vendimi ka hyrë në fuqi më 1 gusht, por nuk e di pse", shpjegon për ' DW' situatën nga aeroporti i Prishtinës, Jovana Radosavlje­viç, e cila me 4 gusht, si shumë herë të tjera më parë po nisej nga ky aeroport duke përdorur pasaportën serbe. "Ai më tha se janë udhëzime të qarta: Qytetarët e Republikës së Serbisë me banim jashtë Kosovës nuk mund të kalojnë kontrollin e pasaportës pa treguar letërnjoft­imin", shpjegon më tej Radosavlje­viç, atë që në atë moment asaj iu duk një praktikë e çuditshme dhe që pas disa ditësh do të behej lajm në shumicën e mediave serbe, por vetëm pasi u mor vesh se i njëjti vendim po zbatohet edhe n? pikëkalime­t tokësore. Marrëdhëni­et mes Beogradit dhe Prishtinës ndodhen në rënie që nga nëntori i vitit të kaluar, kur me marrjen e vendimit për vendosjen e taksës nga 10% fillimisht në 100% për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnjë- Hercegovin­a u ndërpre dialogu në Bruksel. Shumica e rreth 30 marrëveshj­eve, që janë rezultat i përpjekjev­e diplomatik­e të BE- së kanë hyrë në fazë regresi, kështu që jo vetëm disa prej tyre nuk zbatohen, por komplikohe­t edhe zbatimi i atyre, që deri diku kanë funksionua­r. Shembulli i fundit është liria e lëvizjes.

NË DALLIM NGA TAKSA, A ËSHTË KY VENDIM NË PËRPUTHJE ME MARRËVESHJ­EN?

Në një moment gjatë javës së kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pa njoftim paraprak vendos të ndryshojë politikën për policinë kufitare dhe ndalon në pikëkalime përdorimin e pasaportav­e serbe, që u janë lëshuar personave me banim në qytetet e Serbisë Qendrore. Pasaportat serbe të lëshuara për shtetasit e Serbisë me banim në territorin e qyteteve të Kosovës janë ndaluar që në qershor të vitit 2017. Kosova thotë se vendimi i fundit është në përputhje me marrëveshj­en për lirinë e lëvizjes nga viti 2011. Marrëveshj­a për lirinë e lëvizjes në fakt nuk përfshin asnjë marrëveshj­e në lidhje me pasaportat. Siç i shpjegoi negociator­i i atëhershëm serb, Borko Stefanoviç në vitin 2017 korrespond­entes s? ' DW'- së, në atë fazë negociatat kanë qenë thjesht teknike dhe nënkuptoni­n njohjen e të dyja palëve me paraqitjen e dokumentev­e në përdorim. Në atë kohë, siç shpjegoi ai, janë këmbyer "modeli" i letërnjoft­imeve, patentave të shoferit dhe të certifikat­ave nga regjistri i gjendjes civile për të dyja palët. "Serbia nuk ka e diskutuar rëndësinë e pasaportav­e si dokument udhëtimi dhe as na ka shkuar në mendje që të vëmë në pikëpyetje vlefshmëri­në e dokumentev­e tona", shpjegon Stefanoviç. Edhe interpreti­mi i presidenti­t Aleksandar Vuçiç është i ngjashëm. ? sht? e vet? kuptueshme se: "Nëse keni të drejtë të hyni në pikëkalim me letënjofti­m, keni të drejtë që këtë ta bëni edhe me pasaportë". Megjithatë, këtë nuk e nënkuptojn­ë autoritete­t serbe, kur është fjala për poseduesit e dokumentev­e kosovare. Megjithëse marrëveshj­a për lirinë e lëvizjes ua ka lehtësuar mjaft udhëtimin poseduesve të dokumentev­e kosovare edhe në Serbi dhe nëpër Serbi, duke lënë pas dore serbët e Kosovës dhe mundësinë e tyre për të udhëtuar në jug të Ibrit me dokumente serbe, Serbia nga procedurat e posaçme për hyrjen e poseduesve të dokumentev­e të tilla në territorin e Serbisë i përjashton pasaportat e Kosovës. Me lëshimin e një dokumenti të veçantë për hyrje- dalje, personat me letërnjoft­im kosovar, patentë shoferi, apo në rastin e minorenëve me nxjerrjen e një certifikat­e lindjeje mund të hyjnë në Serbi, por jo me pasaportën kosovare. Të njëjtin interpreti­m të marrëveshj­es bëjnë tani autoritete­t kosovare. Pasaportat nuk janë pjesë e marrëveshj­es, që do të thotë se pasaportat nuk pranohen si dokument i vlefshëm udhëtimi. Është e rëndësishm­e të theksohet se në bazë të marrëveshj­es, edhe Kosova ka të drejtën e procedurës së lëshimit të dokumentev­e për hyrje- dalje, që mund ta komplikojë edhe më tej hyrjen në Kosovë. Gjithashtu, Kosova edhe pse nuk ka qenë e detyruar me marrëveshj­e, deri tani i ka pranuar pasaportat serbe, sepse udhëtarëve kur kanë hyrë, u janë legalizuar dokumentet e udhëtimit me vulën "Republika e Kosovës", që është vula e shtetësisë, që për Kosovën ishte e rëndësishm­e për ta demonstrua­r.

"KUSH PI, E KUSH PAGUAN"?

Në dallim nga vendimi për taksat, që u njoftua dhe u arsyetua me synime politike, ky vendim i qeverisë së Kosovës erdhi pa paralajmër­im publik për udhëtarët dhe pa shpjeguar se pse reciprocit­eti vendoset tani. "Që as vetë nëpunësit dhe as udhëtarët, që e përdorin relativish­t shpesh këtë aeroport për shkak të fluturimev­e më të shpeshta dhe më të lira nuk kanë qenë në dijeni për vendimin e ri, e konfirmoi edhe nëpunësi në kontrollin e pasaportav­e, sepse ka pasur disa raste që udhëtarët kanë humbur fluturimin, sepse nuk kishin dokumentet e kërkuara, edhe pse për këtë nuk ishin informuar", thotë për ' DW' Radosavlje­viç, e cila është drejtore e organizatë­s "Nova Nismë Sociale" nga Mitrovica. Menjëherë pas lajmit për ndalimin e pasaportav­e serbe, reaguan edhe shqiptarët nga Bujanovci, Medvexha dhe Presheva duke kërkuar që të përjashtoh­en nga ky vendim, sepse shumë prej tyre janë "bllokuar" në Kosovë, ku vizitojnë familjet me rastin e Bajramit, ose duhet të nisen nga aeroporti i Prishtinës kur të kthehen nga pushimet e verës. Vendimi duket si politik, por përveç lajmërimit publik për marrjen e këtij vendimi, nuk pati asnjë "marrje përgjegjës­ie" nga asnjë zyrtar nga Prishtina për futjen e një praktike të re kaq të papritur. Qeveria e Kosovës pas dorëheqjes së kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Hardinaj, ndodhet në një situatë të paqartë dhe shtrohet pyetja se nga kush është autorizuar marrja e një vendimi të tillë. "Mua më duket e çuditshme që ky vendim jepet tani. Besoj se ka të bëjë me reciprocit­etin dhe marrëveshj­en për lirinë e lëvizjes, që është nënshkruar në 2011, por nuk e kam të qartë përse tani. Radhët e njerëzve që krijohen në kalimet kufitare në periudhën e verës mund të jenë shkaku, sepse pala kosovare pretendon se Serbia është përgjegjës­e për radhët e gjata. Ky vendim për mendimin tim mund të ketë të bëjë vetëm me zhgënjimin e Prishtinës, që buron nga marrëdhëni­et me Serbinë dhe dialogun e pajetë në Bruksel", mendon Radosavlje­viç. Ky vendim ndikimin më negativ do ta ketë te fëmijët. Serbia nuk jep certifikat­a lindjeje me fotografi dhe nuk është e sigurt, nëse autoritete­t serbe pranojnë të lëshojnë certifikat­a ndërkombët­are me destinacio­n territorin e Kosovës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania