Gazeta Shqiptare

Brexit: T’i biesh murit me kokë

“Deutsche Welle”

- Nga Bernd Riegert

( vijon nga faqja 1)

... parashikon kompromise me Bashkimin Europian. “Më gjeni gjithë verën”. Kështu shkroi Michel Barnier, kryenegoci­uesi i BE për Brexit në një ‘ e- mail’ për qeveritë e BE- së, madje në ditën që filloi detyrën kryeminist­ri i ri britanik, Boris Johnson. Barnier i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër, por deri më tani kryenegoci­atori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri në “Downing Street Nr. 10”. Negociatat e reja për marrëveshj­en 600- faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE- ja, Michel Barnier i ka përjashtua­r që nga fillimi. “Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë”, ka thënë Barnier. Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e “Back stop”- it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si “të papranuesh­me”. Me “back- stop” kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.

MESAZHI, I THJESHTË: JASHTË

Vizitori i vetëm nga Londra që ka shkuar në Bruksel që nga ndërrimi i qeverisë është funksionar­i britanik, David Frost. Ai është i ngarkuari i posaçëm i kryeminist­rit për Brexit. Komisionit Europian dhe diplomatëv­e të BE, ai u shpjegoi se Britania e Madhe do të largohet pa mëdyshje nga BE më 31 tetor edhe pa një marrëveshj­e. Si kusht për bisedime të reja me BE, Frost përmendi heqjen e “Back- stop- it jo demokratik”. Këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë si BE, ashtu edhe kryeminist­ri irlandez, Leo Varadkar. Diplomatët nga BE thanë se Davis Frost nuk ka sjellë asnjë alternativ­ë për heqjen e “Back stop”- it. As tema të tjera, për të cilat Johnson do të negocionte në rast të një raundi të ri nuk janë përmendur. Para ngjitjes në postin e kryeminist­rit, Johnson ka thënë se ai do donte t’i ruante pjesët e mira të marrëveshj­es dhe të ndryshonte pjesën tjetër. “Ne mund të fluturojmë në hënë, pra mund t’ia dalim të organizojm­ë edhe këtë kufirin me Irlandën”, tha ai.

BREXIT, I ASHPËR ME SHUMË GJASA

Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshj­e, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëni­et e ardhshme me BE. Vërtet që kryeminist­ri i ri britanik deklaron se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshj­e. Ministrat në kabinetin britanik vazhdojnë ndërkohë me fajësimet. Michel Gove, ministër për përgatitje­n e Brexit është shprehur për ‘ BBC’ se, “kemi nevojë për një raund të ri. Ne jemi gati të përballemi me BE, por për mometin, duket se BE nuk ka interes për këtë. Ata thonë thjesht ‘ Jo’. Kjo është e gabuar, e trishtë dhe jo në interesin europian”. Michel Barnier nga ana e tij këmbëngul se as BE nuk e dëshiron një Brexit pa marrëveshj­e. Marrëveshj­a me BE nga ana tjetër është rrëzuar 3 herë nga parlamenti britanik.

VOTË MOSBESIMI NË DHOMËN E ULËT?

Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshj­e, me gjithë paralajmër­imet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshta­rët duan që ta përdorin parlamenti­n e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservato­rëve dhe partisë irlandezo- veriore, DUP, ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë. Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeminist­rit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancë­n. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeminist­ri duhet të japë një datë për zgjedhjesh të reja brenda 25 ditësh. Boris Johnson u prit me protesta gjatë vizitës së tij në Irlandën e Veriut, 31 korrik 2019,

por mbetet e diskutuesh­me, nëse Boris Johnson mund të detyrohet të japë dorëheqjen. Ligji zgjedhor i vitit 2011 nuk është i formuluar qartë për këtë dhe nuk është praktikuar asnjëherë. Kryeminist­ri mund t’i zhvendoste zgjedhjet edhe në nëntor. Brexiti më 31 tetor do të ishte bërë atëherë realitet. Të vetmin vendim që Dhoma e Ulët arriti të marrë në pranverë ishte ai i mosdaljes nga BE pa marrëveshj­e. Nga ana tjetër, në fuqi është ligji që parashikon Brexitin automatiki­sht më 31 tetor, me ose pa marrëveshj­e. Parlamenti do të kishte mundësinë të ndryshonte këtë rregullore, por vetëm nëse e detyron qeverinë të vendosë në rend të ditës këtë ligj”. Peter Sloman, politolog nga Universite­ti i Kembrixhit thotë se parlamenti mund të udhëzojë kryeminist­rin të kërkojë zgjatje të afatit. “Por nëse Boris Johnson do t’i qëndronte kësaj është me pikëpyetje”. Kështu, Boris Johnson është në një pozicion komod. Nëse nuk ndërmerr asgjë, Brexit vjen edhe pa marrëveshj­e. Teorikisht kryeminist­rin mund ta shkarkojë edhe mbretëresh­a, por kjo do të thyente traditën që monarkia nuk përzihet në politikën e përditshme, e prandaj konsideroh­et e pamundur. Edhe spekulimi se BE mund të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit nuk është shumë i qëndrueshë­m. “Për këtë lojë jemi përgatitur”, thonë diplomatët francezë në Paris. “Ne nuk do t’i humbasim nervat të parët”. Ndërkohë që shumë konservato­rë britanikë duan më në fund të dalin nga BE, le të kushtojë sa të dojë, e argumentet ekonomikë e racionalë nuk luajnë ndonjë rol të madh në këtë pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania