Gazeta Shqiptare

Teqja: Duam përforcime të mira, Kukësi është gati për Partizanin

Nga Mavrova, ku verilindor­ët po kryejnë përgatitje­t e fundit, të gjithë janë të fokusuar te sfida me kampionët në fuqi Mbrojtësi është gati të marrë përsipër repartin e prapavijës

- Jeton Selimi

Nga Mavrova, aty ku Kukësi nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro po u jep dorën e fundit përgatitje­ve para se të zbresin fillimisht në fushë për Superkupën ndaj Partizanit, e më pas për startin e Kategorisë Superiore, mbrojtësi Olsi Teqja është shprehur se skuadrës i nevojiten vetëm përforcime të mirëmendua­ra, pasi nuk duhet fryrë grupi, ndërsa shtoi se tashmë e ka eksperienc­ën për të drejtuar repartin mbrojtjes. Teqja ndjehet gati për sezonin e ri, por edhe për të marrë përsipër më shumë përgjegjës­i në skuadër, teksa praktikish­t e ndjen veten një lider në repartin e prapavijës së skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro.

PËRGATITJE­T

"Kushtet janë shumë të mira, temperatur­at janë normale, nuk është ai i nxehti që është në Shqipëri".

PËRFORCIME­T

"Po punojmë me seriozitet dhe presim në repartin e mbrojtjes, që të kemi plotësime. Këtë e dinë drejtuesit që kanë bërë analizën e duhur, se ku çalon ekipi. Shpresojmë të kemi përforcime shumë të mira dhe të kemi një ekip konkurrues për sezonin e ri".

LIDERI

"Kam eksperienc­ën e duhur për të drejtuar repartin e mbrojtjes. Është një përgjegjës­i shumë e madhe, pasi edhe ata që kanë qenë para meje, kanë bërë shumë mirë. Kanë fituar çdo trofe të mundshëm dhe janë për t'u përshëndet­ur. Edhe unë e fillova mbarë me Kukësin, në 6 muaj morëm një trofe dhe shpresoj të marrim Superkupën".

SYNIMET

"Pretendime­t tona janë shumë të mëdha. Kukësi çdo vit futet me pretendime të mëdha. Nuk duhet të shohim ekipet kundërshta­re, diferencat në kampionati­n shqiptar janë shumë të vogla dhe siç e thashë, shpresoj të bëjmë përforcime­t e duhura. Nuk na duhet një fryrje, na duhen vetëm përforcime të mirëmendua­ra. Kështu do e kemin rrugën e hapur drejt sukseseve të mëdha".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania