Gazeta Shqiptare

Sarri vuri pikat mbi "i", tani është radha e drejtuesve

Nga 8 lojtarë, duhen larguar 6

-

Iu

deshën disa javë, por në fund Mauricio Sarri ka shfaqur karakterin e tij skeptik dhe përtej rreshtave, i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës. "Duhet të nxjerrim jashtë listës Champions 6 lojtarë nga grupi aktual dhe kjo na vendos në vështirësi. Mbase në kokë kemi zgjidhjet, por nëse këto nuk përputhen me merkaton, atëherë është e kotë", deklaroi ai në Stokholm. E thënë ndryshe, nga sot deri më 2 shtator, në Torino nuk duhet të mendojnë për hyrjet ( kanë ardhur mjaft), por për largimet. Por cilët janë lojtarët e destinuar për lamtumirën? Aktualisht, në listën e largimeve janë të paktën 8 emra. I pari në listë është Matia Perin, që ka humbur betejën për vendin e titullarit me Sheznin dhe vendin e të dytin pas rikthimit së Bufonit. Pas dështimit të marrëveshj­es me Benfikën, është Monako e gatshme ta marrë, por mungon marrëveshj­a me Juven, që kërkon të paktën 15 mln euro. Pranë largimit është edhe Daniele Rugani. Ndaj Atletiko Madridit nuk luajti dhe duket se është pranë kalimit te Roma. Për t'u përcaktuar dhe e ardhmja e Luka Pelegrinit, që mund të rikthehet te Kajliari, ndonëse Sarri nuk ka shumë alternativ­a për mbrojtës krahu. Në mesfushë Sami Khedira dhe Blez Matuidi i kanë ditët e numëruara. Për gjermanin flitet për një largim me marrëveshj­e, ndërsa francezi dëshiron të kthehet në Ligue 1, me Monakon dhe PSG- në që do ta prisnin krahëhapur. Në sulm është edhe nyja më e vështirë për t'u zgjidhur. Gonzalo Higuain, Paolo Dibala dhe Mario Manxukiç nuk kanë asnjë qëllim që të largohen, por dikush duhet patjetër të ikë. Kroatin e duan në Bundesligë me Bajernin dhe Borusian që e pëlqejnë. Roma është alternativ­a e vetme për "El Pipitan", ndërsa "La Joya" është zëvendësue­si ideal i Nejmarit te Paris Sën Zhërmeni, gjithnjë nëse Interi… pra për Paratiçin priten ditë të zjarrta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania