Gazeta Shqiptare

Topalli, akuza Bashës. PD: Ti e promovove Valdrinin në politikë për hatër të babait

"Luigj Pjetri, ishte miku yt Jozefinë"

- Valentina Madani

Demokratët e Shkodrës protestuan mbrëmë ndaj uzurpimit të qytetit të tyre nga trafikantë­t e drogës, marrë shkas nga lidhjet me krimin të kryebashki­akut të ri Valdrin Pjetri. Por, më herët ish- nënkryetar­ja e PD, Jozefina Topalli, bëri përgjegjës Lulzim Bashën për kandidimin e Valdrin Pjetrit në Shkodër. Në një status në "Facebook", Topalli shkruan se mandatin Pjetrit ia dha Basha me bojkotin e zgjedhjeve. ish- nënkryetar­ja e PD- së kujton se Lulzim Basha është i vonuar në denoncimin e Valdrin Pjetrit, ndërkohë që e gjithë Shkodra fliste prej muajsh për të shkuarën kriminale të kandidatit socialist. Sipas saj, qytetarët prej disa muajsh tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës së komprometu­ar të Valdrinit, por Basha për muaj nuk foli. Topalli shkruan se, "sot Shkodra e shumë bashki të tjera nuk do të binin në duart e Partisë Socialiste dhe krimit, po të mos ishte për Bashën". E po ashtu, sipas saj, edhe qeveria "Rama" do të kishte rënë 100 herë. Ajo e akuzon Bashën për pazar me qeverinë dhe se ndan me Ramën interesa të mëdha, çka ka çuar në deformimin e skenës politike shqiptare dhe në agoni të demokracis­ë brenda forcave politike. "Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë, Valdrini as në ëndërr nuk shihte karrigen e kryetarit të bashkisë. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama. Për më tepër, je tepër i vonuar në luftën kundër krimit", deklaron Topalli. Ajo shton se nëse nuk do të ishte Basha në krye të PD- së, edhe vetë Edi Rama nuk do të ishte kryeminist­ër.

REAGIMI

Partia Demokratik­e, dega

Shkodër, reagoi dje pas deklaratav­e të Jozefina Topallit, e cila tha se mandatin Valdrin Pjetrit ia dha Lulzim Basha. PD e Shkodrës akuzon se Jozefina Topalli shfaqet sa herë Rama është në pozitë të vështirë. Rastësi apo shërbim ndaj Ramës, sipas PD- së, këtë e gjykojnë vetë qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë!

PD shprehet se: "Sa herë Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe kryetarin Basha! Rastësi apo shërbim ndaj Ramës, këtë e gjykojnë vetë qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë! Çudia është se s'kishte asnjë fjalë për Valdrinin, si trafikant i dënuar droge! Asnjë

AKUZA

"Me gjasa është kujtuar që duke injoruar kontributi­n e çdo demokrati të ndershëm gjatë kohës që qeveriste PD- ja, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoi Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratik­e", - shprehet PD në reagimin e saj.

fjalë për Ramën që përdhosi dinjitetin e qytetarëve të Shkodrës me kandidatin e dënuar për trafik droge! Me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributi­n e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste PD, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoi Valdrinin në poste drejtuese, edhe

pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratik­e. Koha kur interesi i demokratëv­e nëpërkëmbe­j për interesa personale ka marrë fund! Këtë duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli! PD dhe demokratët e Shkodrës dhe të të gjithë Sh

qipërisë janë në një betejë të përditshme me të keqen dhe krimin e organizuar që qeveris Shqipërinë. Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa", thuhet në reagimin e PD- së së Shkodrës.

 ??  ?? Protesta e mbrëmshme e PD- së në Shkodër
Protesta e mbrëmshme e PD- së në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania